Në Ramazan, në fokus vendoseni veten dhe gjendjen tuaj

Lexo gjithashtu:

Kujto para Kujt qëndron nëse falesh shpejtë!

Nuk ka asnjë pemë që nuk luhatet dhe nuk tundet nga era e fortë. Nuk ekziston njeri...

Tre mësime nga xhuzi i 13

Edhe pse Jusufi a.s. ishte i sprovuar me situata të ndryshme, ajo çka është specifike për atë është...

Nargjilet janë më të dëmshme për shëndetin sesa çdo formë tjetër e duhanpirjes

Përderisa popullariteti i nargjileve është rritur viteve të fundit, hulumtuesit thonë se ato mund të jenë më...

Shkenca vërteton se të mësuarit e Kuranit përmendësh ndikon në suksesin e arsimimit

Studimet e mëparshme kanë vërtetuar ndikimin e mësimeve të Kur’anit në qetësimin dhe eliminimin e emocioneve negative,...

Papritur ndodhi që në prag të këtij Ramazani, të kemi më tepër kohë për përgatitje krahasuar me vitet e kaluara. Kemi më tepër kohë dhe jemi në mundësi që të lexojmë më tepër literaturë të ndryshme, të reflektojmë apo lexojmë Kur’an.

Natyrisht që është mirë të agjërohet dhe në këtë muaj, të agjërojë nafile gjithkush ka mundësi. Kështu këto aktivitete do ta shpijnë në Ramazan në mënyrën më të mirë të mundshme, ta mirëpresim këtë muaj të dashur dhe të bereqetshëm, të frymëzuar dhe të mbushur me ngrohtësi.

Mendoj që ky Ramazan, të cilin e presim pas pak ditëve, do të jetë më ndryshe. Nuk do t’i kemi tubimet për mukabele dhe namaz të teravisë, në mënyrën që jemi mësuar dhe të cilat i nënkuptonim. Por, tani mësuam një leksion, asgjë nuk nënkuptohet dhe jam e sigurt se kjo gjendje shumicën prej nesh do t’i pikëlloj.

Ndërsa, ne në fokus duhet ta kemi veten dhe gjendjen tonë. Gjendjen tonë para Allahut të madhëruar, gjendjen tonë kundrejt njerëzve që na rrethojnë, si sillemi ndaj mirësive të Allahut me të cilat jemi rrethuar ndërsa nuk kemi qenë falënderues si duhet. Nuk e vlerësojmë natyrën, ujin, ajrin, pyjet, livadhet, zogjtë, bletët…pothuaj gati asgjë. Rrëmbejmë gjithçka sikur nuk do të largohemi kurrë nga kjo botë, sikur askush nuk do të vijë pas nesh dhe disi gjithçka na mungon dhe të jemi të pangopur…

Jam e mendimit se kjo situatë të cilën e kalojmë në prag të Ramazanit dhe mënyrën se si e presim muajin e agjërimit, është një mirësi dhe një leksion i madh të cilin duhet mësuar.

Ramazani është rast ta vërejmë brendinë tonë, të vetmohemi dhe të reflektojmë, ashtu siç na ka mësuar i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem.

Me siguri nuk do të ketë iftare të mëdhenj nëpër restorante, iftare të cilat më e kanë humbur  sensin dhe kuptimin; dhe do të jemi “të detyruar” që më shumë kohë të kalojmë në ibadet.

Në të vërtetë i gëzohem këtij Ramazani.

Ekziston një mirësi e madhe në reflektim. Mirësi e cila na detyron “të aterojmë” dhe pak më seriozisht të mendojmë rreth ekzistencës sonë. Le t’i shfrytëzojmë këto ditë që i kemi para nesh në mënyrën më të mirë të mundur, sepse ndoshta asnjëherë më nuk do të përsëriten.

Le të mos jemi të pikëlluar, të mos jetojmë në të kaluarën! Por, të jemi të vetëdijshëm për çastin aktual dhe le t’i kthehemi ardhmërisë e të mundohemi të jemi njerëz më të mirë nga ajo që ishte deri dje.

Ramadan kerim mubarak olsun.

Adisa Tufo
Përshtatje në gjuhën shqipe: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress]

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

“Dëshiro për të tjerët, atë që dëshiron për veten tënde, do të jesh musliman”

Kjo është një formulë e thjeshtë dhe praktike dhe peshojë e Islamit tonë. Nëse dëshironi të keni...

Turqia shënon 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit

Turqia sot kremton 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit nga Sulltan Mehmed Fatihu në vitin 1453, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqi, falet namazi i parë i xhumasë pas pandemisë

Turqia sot rifilloi pjesërisht namazin me xhemat në xhami, përfshirë atë të xhumasë, pasi vendi i lehtësoi masat kundër pandemisë së koronavirusit...

Dobësia e trupit është në sëmundjen e rëndë, kurse dobësia e zemrës është në...

Transmetohet nga Abdullah ibn Amër ibn el-Asi (r.a.), se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata me zemër të pastër dhe...

Shiitët në Siri gërmojnë varrin e Omar bin Abdulaziz, kush ishte Kalifi i famshëm...

Grupet terroriste pro-iraniane brenda regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë zbuluar një varr që besohet se i përket Omar bin...

A do të na besonte neve Omeri r.a.?

Allahu i Plotfuqishëm nuk ka krijuar asgjë kot, asgjë nuk ka urdhëruar kot. Çdo gjë që ka krijuar, Ai e ka bërë me masë,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -