Pamje të përlotshme nga Anglia: si i jepet lamtumira një doktori musliman që vdiq nga koronavirusi

498

Një përcjellje prekëse mortore ka ndodhur në një spital në Angli, ku stafi doli për t’i dhënë lamtumirën nën lot e duartrokitje një kolegu të tyre musliman që humbi jetën nga koronavirusi.

Sadeq Elhowsh ishte një kirurg ortoped në Spitalin Whiston në St Helens, Angli. Kjo lamtumirë prekëse për të para Spitalit Whiston, është një reflektim i respektit që ai gëzoi gjatë punës si kirurg.

Kolegët e tij të ngushtë thonë se Dr. Sadeq ishte jashtëzakonisht i përkushtuar për punën e tij.

“Ai ishte gjithmonë atje për të ndihmuar këdo. Ai gjithmonë thoshte: ‘Mos u shqetëso!’”

Ai u vlerësua nga të gjithë pacientët dhe stafi, kolegët dhe studentët”, tha Ann Marr OBE, Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit St. Helens. /tesheshi.com/