Pastroje zemrën nga ligësia dhe urrejtja

804

Nëse dëshiron që zemra jote të jetë si margaritar, atëherë pastroje atë nga ligësia dhe urrejtja

Imam Shafiu (r.h.) ka thënë:

“Nëse dëshiron të jesh njeriu më i lumtur, atëherë bëje që gjendja jote e gëzimit të jetë në shenjë të mirënjohjes ndaj Allahut, që pikëllimi yt të jetë në shenjë të durimit, që heshtja jote të jetë reflektim, që fjalët e tua të jenë dhikër, ndërsa jeta jote të jetë bindje ndaj Allahut.

Bëhu si zogu i cili në mëngjes dhe në mbrëmje e gjen furnizimin e caktuar, dhe i cili nuk ka frikë se do të gdhihet pa nafakë dhe i cili nuk i bën dëm askujt.

Nëse dëshiron që zemra jote të jetë si margaritar, atëherë pastroje atë nga ligësia dhe urrejtja. Bëhu në këtë botë si i vetmuar ose udhëtar. Kur të falësh namaz, ji i pranishëm sikur je duke e falur namazin e fundit. Asnjëherë mos e fol atë për të cilën do të duhet të kërkosh falje dhe justifikim. Dhe kurrë mos harro se fjalët: Hasbunallahu ve ni’mel-vekil(Allahu është i mjaftueshëm për ne, dhe Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!), e shuajnë zjarrin, e shpëtojnë njeriun e përmbytur dhe ua ndriçojnë rrugën të humburve.”

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)