Sa është vlera e kësaj bote!?

1154

Transmetohet se Muhamed ibn Semmak ishte në shoqërinë e halifit abasit Harun Reshidi, i ‎cili i kërkoi Ibn Semmakut që ta këshillonte. Ibn Semmaku kishte një gotë ujë në dorë, dhe i ‎tha halifit:
– O udhëheqësi i besimtarëve, nëse ty do të mohohej ky ujë, a do ta jepje ‎perandorinë tënde për një gllënjkë ujë që ta shpëtosh jetën tënde?‎

‎- Po, u përgjigj halifi. ‎

Ibn Semmaku e pyeti përsëri: – Dhe nëse e pini këtë ujë, por pastaj nuk mund ta nxirrni ‎përmes urinës, a do ta jepnit të gjithë perandorinë për tu liruar nga urina?‎

‎- Po, u përgjigj halifi Harun Reshidi. ‎

Atëherë Ibn Semmaku i tha:
– Dije se nuk ka asnjë të mirë në perandorinë, e cila nuk vlen ‎sa një gllënjkë ujë ose sa një urinim! [El-Mustetarrif, fq. 577]‎

Përkthim: Miftar Ajdini