Të dhënat: Corona fut gjysmën e njerëzimit në karantinë

468

Më shumë se 3.9 miliardë njerëz, ose gjysma e popullsisë së botës, janë thirrur ose detyruar të futen në karantinë për të luftuar përhapjen e koronvirusit, njoftoi France-Presse, duke cituar të dhënat zyrtare.

Këto masa, të cilat përfshijnë karantinë të rekomanduar ose të detyrueshëm dhe shtetrrethim, janë futur në më shumë se 90 vende dhe territore.

Gjysma e njerëzimit ka lëvizje të kufizuar pasi Tajlanda njoftoi se ka prezantuar një shtetrrethimi, duke kaluar pragun e 50 përqind të popullsisë në botë.

Në shumicën e vendeve, që përbëjnë 2.78 miliardë njerëz, karantina është e detyrueshme. Në shumë vende, largimi nga shtëpia është i mundur vetëm për shkak të punës, blerjes së sendeve të domosdoshme ose shkuarjes së mjekut.

Në disa shtete, me afro 600 milion njerëz, banorët janë të ftuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por kjo masë është opsionale.

Në 26 vende dhe territore të tjera, që mbulojnë pothuajse 500 milion njerëz, është futur një shtetrrethimi, d.m.th., ndalimi i lëvizjes gjatë mbrëmjeve dhe netëve.

Disa vende kanë futur karantinë për qytete të caktuara, të tilla si Helsinki, Kinshasa, Meka ose Baku. Masa përfshin rreth 30 milion njerëz.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në botë jetojnë 7.8 miliardë njerëz. /teshesh.com/