Tre mësime nga xhuzi 5

582

– Mos keni zili për atë që Allahu i ka dalluar disa nga njerëzit-  na thuhet në këtë xhuz. Kjo është një rrugë për të fituar lumturinë në këtë botë. Shumë njerëz e vërejnë atë që nuk e kanë e nuk e vërejnë atë që e kanë. A do të ishte i lumtur njeriu nëse do të kishte atë që sheh tek të tjerët? Gjithsesi se jo, sepse do të kërkonte edhe më shumë. Shumica prej nesh kanë ato gjëra që më parë i shihnim tek të tjerët. Sot, ndoshta  edhe nuk e kujtojnë se ndonjëherë i kanë dashur.

– Ajeti në këtë xhuz që flet se çdo e mirë vjen nga Zoti dhe çdo e keqe është nga vet njeriu. Kjo mund të shihet edhe në kontekstin e asaj që njeriu prodhon me dëshirat e veta gjëra qe e dëmtojnë atë. Ndonjëherë dëshiron diçka duke mos e ditur se ajo e çon në pasoja që ai nuk do t’i kishte dashur asnjëherë. Një nga urtësitë e vjetra  është ajo se njeriu duhet të kërkoj atë që i nevojitet vërtetë atij. Për çka kemi nevojë ne? E di Ai që na krijuar dhe na ka caktuar gjithçka që kemi nevojë. Duhet të lutemi që Zoti të na jep atë që është më e mira për ne.

– Allahu na zbulon fshehtësinë e shejtanit i cili do t’i josh njerëzit me dëshira të kota sa që ato do të bëjnë gjëra që janë kundër natyrshmërisë së tyre. Mes tjerash,  ajo që përmenden në këtë xhuz, është se shejtani do t’i urdhëroj njerëzit të  shëmtojnë edhe   krijesat e Allahut. Karakteristikë e veprimeve të shejtanit është edhe shkatërrimi i natyrës çka në fakt në kohën e sotme është e theksuar shumë. Shembuj të ndryshëm të gjërave të jonatyrshme që ndodhin i emërtojnë me modën dhe lirinë. Si do që të quhet ky shkatërrim i natyrshmërisë, besimtari duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që fshihet pas.

Preporod.com

Përktheu: A. D. Islampress