Tre mësime nga xhuzi i 4

875
  • Para betejës më të rëndësishme në historinë Islame, asaj të Bedrit, Allahu i Madhërishëm dhe i Dërguari i Tij u premtojnë ndihmën e engjëjve besimtarëve të pakt. Megjithatë nuk duhet  harrojmë kushtin “… nëse jeni të qëndrueshëm dhe të dëgjueshëm.” Besimtarët fituan. Allahu i Madhërishëm e ndihmon njeriun, e nxjerr nga situata të ndryshme, por vetëm atëherë kur ai bën hapin e parë për të dalë  dhe për të fituar. Qëndrueshmëria dhe angazhimi i njeriut për të dalë nga ndonjë situatë është hapi i parë drejtë fitores.
  • Dy herë muslimanët u alarmuan nga lajmet për vdekjen e Pejgamberit .a.s. Njëherë nga lajmet e rrejshme gjatë betejës, dhe herën e dytë kur vërtetë ndërroi jetë. Nëse i Dërguari do të vdiste apo do të vritej, ju a do të ktheheshit nga rruga e drejtë? – pyet Zoti sahabët dhe neve. I Dërguari a.s. ishte shumë i rëndësishëm në jetën e sahabëve po edhe në jetën tonë sot, por ai nuk është Islami. Nuk ishte sistemi, por njeriu që ndërtoi sistemin. Në jetën e përditshme  neve duhet të lidhemi për një sistem cilësorë dhe gjithmonë duhet ta përmirësojmë, nuk duhet të lidhemi për individët pa marrë parasysh se sa i mirë mund të jetë apo çfarë cilësi lidershipi mund të ketë. Ai do të shkoj, por çfarë len pas
  • Xhuzi përfundon me ajetet për gratë dhe jetimët. Përndryshe, krahas të gjithave kategorive specifike në shoqëri Allahu i Madhërishëm theks të veçante u kushton jetimëve. Mes haditheve të ndryshme është edhe ky: “Shtëpia më e mirë muslimane është ajo që ka një jetim dhe sillet mirë ndaj tij.” Për sa jetim dimë në jetën tonë dhe nëse dimë çfarë bëjmë t’u ndihmojmë vazhdimisht atyre.

Preporod.com

Përktheu: Arsim Dauti

(Islampress)