Zëdhënësi i Erdoganit: Turqia, pa nevojë për FMN-në

649

Turqia nuk planifikon të bëjë ndonjë një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili ofron kredi të reja për ekonomitë në mes të një pandemie, tha së fundi zëdhënësi presidencial turk.

“Ne nuk e kemi FMN-në në axhendë … Asnjë marrëveshje të re me FMN, asnjë kredi, asnjë marrëveshje të re mbështetëse”, tha Ibrahim Kalin në një intervistë me CNN-in turk.

“Për të kontribuar në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, FMN, Banka Botërore, vendet e G-20, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe vendet individuale, natyrisht që do të përmbushin përgjegjësitë e tyre. Sidoqoftë, Turqia nuk kërkon ndonjë ndihmë nga FMN”, tha Kalin. /tesheshi.com/