Agjërimi dhe ana shpirtërore psikologjike e njeriut

Lexo gjithashtu:

Shërbimi vullnetar i familjes muslimane mahnit fshatin në Britani

Shërbimi vullnetar i një familjeje muslimane që shpërndajnë pako ushqimore në dyert e fqinjëve të izoluar, ka...

Shërbimet speciale amerikane fitojnë miliona në kontrabandën e naftës Siriane

Shërbimet speciale amerikane fitojnë miliona nga kontrabanda e naftës Siriane. Deklarata e shefit të...

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të vajzave: Djali nuk bëhet dot si vajza

Nëna e hazreti Merjemes, Hanne, gjersa ishte shtatëzënë me hz. Merjemen, duke e përfytyruar djalë fëmijën ende në bark...

Një ngjarje me imam Samarkandin

Muhamed Samarkandi, njëri nga zërat më të rëndësishëm të dijetarëve hanefi që kanë jetuar në kohën e Karahanllëve,...

Mr.sc.Ilir Rahimi

Agjërimi i muajit të Ramazanit para se gjithash është një adhurim i përsosur për njeriun nga Allahu xh.xh.  Dhe përpjekjet e njeriut si qenie e kanë që të shtrijë urtësitë e tij. Për nga pikëpamja dhe prizmi shpirtërorë e psikologjik njeriu në ketë muaj përfiton shumë ane pozitive.

Është më se e sigurt se agjërimi i Ramazanit përmban vlera shpirtërore si edhe është edhe vet esenca e përforcimit të bindjes ndaj urdhrit të Allahut. Muaji i ‘Ramazanit’ është një mundësi e mirë sa i përket anës njerëzore siç është edhe muaj i largimit nga haja dhe pija dhe e cila është e lejuar gjatë ditëve jashtë muajit të Ramazanit ndërsa gjate këtij muaji njeriu ka kufizime me qëllimin që ai (njeriu) nëse gjatë këtij muaji sinqerisht dhe seriozisht e kryen agjërimin dhe adhurimet në përgjithësi do të arrijë që Allahu atij tia falë mëkatet dhe do të arrijë një shkallë më të lartë të devotshmërisë.

Thotë Allahu i Gjithëfuqishëm:

“O ju që keni besuar, u është bërë obligim Agjërimi ashtu sikur ishte obligim edhe për të tjerët para juve, kështu që të bëheni të devotshëm” [Bekare: 183].

Vet thirrja nga ana e Allahut xh,sh, që krijesa më e çmueshme pra njeriu tu bindet urdhrave të Allahut të lartësuar qëllimin kryesorë nuk e ka që atë NJERIUN agjërimi ta robërojë, ose njeriut t’i ndalohen të mirat e Allahut xh,sh, por qëllimi i agjërimit është që vet njeriu si krijesë e dobët që është ai të përfitojë nga kryerja e kushtit te peste të fesë islame.

Njeriu i vetëdijshëm për qëllimin e ardhjes në këtë botë i respekton udhëzimet nga ana e të Lartmadherishmit dhe u bindet atyre sepse e din se të gjitha urdhrat që kane ardhur nga Allahu xh,sh. Kanë ardhur për të mirën e tij e jo kundër tij. Pra njeriut i është thënë kështu: ‘mendo, ndalo, shih etj.

Agjërimi është një shkollë dhe një mundësi i riedukimit të shprehive të njeriut, është një mundësi që ai të përmirësohet; t’i braktisë vetitë e këqija, tu largohet atyre duke e ndrydhe ‘nefsin’ e tij me durim dhe lutje për t’u përmirësuar. Edhe në aspektin psikologjik (shpirtërore) nga ana e psikologjisë pozitiviste në kohën e fundit kanë theksuar se agjërimi “largimi nga haja dhe pija dhe nga gjerat tjera” të gjitha kanë efekt pozitiv mbi njeriun si krijesë të cilës Ai (Allahu) i ka dërguar pejgamberë për të gjithë popujt që kane ekzistuar pa dallim ngjyre e kombi.

Agjërimi luan një rol të fortë të ndërgjegjësimit të njeriut. Individi (njeriu) përmes agjërimit e programon jetën e tij duke e kritikuar veten e tij për lëshimet që mund t’i ketë bërë jasht muajit të Ramazanit. Njeriu përmes vetëkritikës që ja bënë vetë vetës se tij mund të arrijë të edukojë anën shpirtërore te të tij.

Sepse edhe Pejgamberi a.s, ka thënë:

Transmetohet nga Ebu Hurejre se i dërguari i Allahut a.s, ka thënë: “ “Kush e agjëron muajin ramazan me bindje dhe sinqeritet të plotë, me shpresë se do të shpërblehet, atij i falen gabimet e më parme”.

Dhe hadithi tjeter i të dërguarit të Allahut i cili thotë:“agjëroni që të jeni të shëndetshëm”

Njeriu për nga antyra është i gabueshëm dhe përmbajtja e udhëzimeve kuranore dhe atyre te profetit a.s të gjitha e kanë një qëllim që njeriun t’a nënshtrojnë për tu bindur ligjeve të të Madhit Allah.

Pra cilët janë përparësitë psikologjike të edukimit të njeriut?

Agjërimi nga perspektiva psikologjike është një rezistencë dhe një përforcim i imunitetit të trupit të njeriut dhe jep rezultate edhe psikike. Përpjekjet që njeriu i bënë gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit përmes agjërimit  duke braktisur ushqimin pijen dhe duke e shijuar etjen dhe urinë njeriun e bënë që të fitojë ndjenjë solidariteti me të tjerë; konkretisht me ata që nuk kanë. Gjatë Ramazanit motivet si uria dhe etja ndrydhen që njeriu të arrijë atë gradë më të lartë si nga aspekti i shpërblimeve ashtu edhe nga aspekti i krijimit të vetëkontrollit si në trupin e tij ashtu edhe ne atë shpirtëror.

Njeriu përmes vetëkontrollit ai mund të arrijë që ta riedukoje ndjenjën e zemërimit, ai (njeriu) më parë mund ta ketë pasur veti jo të pëlqyera edhe nga vete ai, por që Ramazani dhe kryerja e lutjeve si të namazit, edhe urdhrave të tjera ai mund që pas këtij muaji të dalë më i pastër nga shumë anë. Edhe vetë Allahu xh.sh, në lidhje me mëshirën thotë: “ trego mëshirë, urdhëro për vepra të mira dhe shmangu nga të pa diturit”. (kuran:-7/199)

Ne kurë e falim dikë që na ka bërë padrejtësi gjatë jetës tonë ne nga aspekti Psikologjik:

  • E çlirojmë veten nga stresi (dhe mundimet) fizik dhe ndiesor.
  • Ne çlirohemi nga dhimbjet e së kaluarës dhe fillojmë të jetojmë të tashmen.
  • Dhe kurë të çlirohemi nga brendësia shpirtërore ne fillojmë të jetojmë të lumtur.

Dhe sipas disa hulumtimeve përkitazi me agjërimin janë bërë disa hulumtime shkencore sa i përket dobive të agjërimit tek ata që i nënshtrohen ; ata kanë vërejtur se tek agjëruesi aktivizohet nje hormon i lukthit në brendësinë e njeriut dhe pas disa orëve për shkak të agjërimit lukthi fillon të sekretohet dhe më pas të rritet niveli i gjakut. Ky hormon duke ndikuar në pjesën e trurit i njohur ne shkencën e psikologjise si hipotalamus e shton ndjesinë për uri dhe përmes shumimit të sekretimit të acidit në lukth e pregadite trupin për të ngrënë ushqim. Pra agjërimi kërkon nga njeriu që gjatë një kohe të mbetet pa ushqim ky hormon me sasi të mjaftueshme gjendet në gjakun e individëve që agjërojnë.

Hulumtimet shkencore të realizuara në lidhje me agjërimin përgjatë periudhave të ndryshme kohore tregojnë se në tru ngjallet ‘faktorin e zhvillimit nervor’. Faktorë të tille dhe shumë të tjerë e detyrojnë trurin tonë që duke prodhuar qeliza nervore të reja në të njejten kohe ta ngritë në një nivel më të lartë dhe më efikas për përdorimin e energjisë nga ana e trurit tone.

Këshillat për Ramazan:

Mos qëndroni uritur. Ka thënë Pejgamberi a.s,:

“kurë të agjërosh, atëherë le të agjërojë  bashke me ty edhe dëgjimi, shikimi dhe gjuha jote nga gënjeshtrat e mëkatit.

Dhe kurë të agjërojmë të mos:

  • ‘Zhytemi ne përgojim’
  • ‘Të mos i lëndojmë njerëzit’
  • Të mos shpërndajmë hidhërim ndaj njerëzve

Pra  që kurë të agjërojmë të agjërojmë me tërë qenien tonë.

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Dy subjektet fetare shqiptare në Zvicër, bashkohen në një të vetëm

Xhamia shqiptare e Regensdorfit në Zvicër, ishte nikoqire e një ngjarje historike sa i përket funksionimit të...

Besimtari do të shpërblehet me dy xhenete

Ai i cili largohet nga gjynahet dhe refuzon thirrjen e pasionit për hir të Allahut të Madhërishëm, i është garantuar mbrojtja nga...

Përkujtimi i Allahut të Madhërishëm – cilësi e besimtarëve të vërtetë

Përkujtimi i përhershëm i Allahut; të përmendësh përherë Atë, të falënderosh, ta madhërosh, të lutës dhe ta falënderosh Atë gjithmonë – është...

Përse Kurani mbaron me suret El-Felek dhe En-Nas?

Njëri nga frytet e shoqërimit të shpeshtë me Kuranin është edhe kapja e detajeve dhe bukurive të cilat nuk i vëren personi...

Ndoshta nuk do ta besoni, por

Nuk e di sa mund të më besoni, por nuk dua që të qëndrojë e fshehtë, prandaj vendosa ta ndaj me ju...

Nuk kam nevojë të jem gjykatës i njerëzve që e mbajnë amanetin

Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit (r.a.), gjyqësori iu besua Omerit (r.a.). Pas një viti që mori përsipër këtë funksion përgjegjës,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -