Hutbeja e fundit e Ramazanit

Lexo gjithashtu:

Lutja e melekut për bujarin dhe koprracin

Meleku nga ana e djathtë lutet që të shtohet pasuria e atij që jep, kurse meleku nga ana...

Zekati dhe sadakatul-fitri, detyrë prioritare e myslimanëve

Siguroni pasuritë tuaja me dhënien e zekatit” (Hadith) Zekati bënë pjesë ndër shtyllat e...

Kandilat e Ramazanit në kohën e pandemisë së koronavirusit

Çdo gjë në ekzistencë ka urtësinë dhe vlerën e vet dhe është detyra jonë që ta...

Pasionet janë errësira të shpirtit

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: "Besimtari gjendet mes pesë belajave: besimtarit ziliqar, dyfytyrëshit që e urren, pabesimtarit...

Falënderimet janë për Allahun e Madhërishëm – Zotin tonë të Cilin e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.

Atë njeri të cilin e drejton Allahu askush nuk mundet ta humbasë, atë njeri që humbët rrugën dhe veten e tij, askush tjetër veç Allahut nuk mundet ta drejtojë.

Dëshmojmë dhe vërtetojmë se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut të Madhërishëm, që është Një dhe është i pa shoq.

Dëshmojmë dhe vërtetojmë se Muhamedi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin gjithmonë me të, është rob i Allahut dhe është i Dërguari i Tij i fundit.

Të nderuar vëllezër besimtarë;

Jemi në ditën më të mirë të javës, në ditën e xhuma, në muajin më të mirë të vitit, në muajin e bekuar ramazan, e xhumaja e fundit e muajit ramazan. E lus Allahun e Madhërishëm bashkë me ju që Allahu të na përfshijë në mëshirën e Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ne, mbi familjet tona dhe mbi gjithë njerëzit që e duan begatinë dhe paqen e Allahut.

Sot po e përcjellim xhumanë e fundit muajit të bekuar ramazan. Në këtë ditë më të vlefshme të muajit më të vlefshëm, jemi duke i ndjekur begatitë, të cilat janë renditur të marrim thelbin e tyre, i cili do të jetë udhëzues deri në ramazanin e ardhshëm. Në këtë muaj të bekuar, ne kemi mësuar se ramazani është i njëjtë për të gjithë, ju vjen të gjithë besimtarëve si mundësi. Ramazani është ‘mundësi’ e besimtarëve për të gjithë. Me solidaritet, me mirësi, me falje, me bujari … ne duhet të vazhdojnë të jetojnë edhe pas tij. Shprehia e ramazanit për unitet dhe barazi para Allahut, ndoshta është mësimi më i madh që duhet ta marrim me vete edhe pas bajramit.

Allahu i Plotfuqishëm në Librin e tij të urtë thotë:

“E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xheneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: “Selamun alejkum” – qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.” (ez-Zumer, 73)

Ne do ta pyesim veten: “A do të jenë ato grupe të rreshtuara?” Në këtë botë ne jemi mësuar, që kur të hyjmë diku, të bëhemi rresht, njëri pas tjetrit. Ata që do të hyjnë në xhenet, nuk do të hyjnë në rreshta, por me grupe, do të thotë, siç na konfirmon hadithi, në saffa.

Në një hadith autentik, të shënuar nga imam Taberani dhe Hakimi, Muhamedi a.s. ka thënë:  “Banorët e xhenetit do të jenë 120 000, ju (Umeti i Muhamedit) do të jeni në 80 saffa.”

Të dashur vëllezër,

Në xhenet do të hyhet në saffa, ashtu siç jemi renditur në namaz. Nëse në xhenet do të hyhet në saffa, a do të kemi arsye të shpresojmë se do të hyjmë në xhenet, në qoftë se ne në këtë botë nuk kemi qenë në saffa?

Sikur që po angazhohemi për nafilet në ramazan, ne duhet të angazhohemi edhe për farzet jashtë tij. Shumë dijetarë muslimanë kanë paralajmëruar: “Gjëja më e çmendur është nëse ti pret që Allahu do t’i pranojë nafilet nëse nuk i ke kryer farzet.”

Pejgamberi ynë fisnik, paqja dhe bekimi qoftë mbi të, duke shkuar nga kjo botë na ka drejtuar këtë këshillë të fundit: “Namazin, namazin!”  Na ka porositur të kujdesemi për namazin tonë, shtyllën e fesë sonë. Po këtë këshillë të fundit të Pejgamberit a.s., ta marrim si këshillë lamtumirëse, me të cilën do të ndahemi nga miku ynë më i dashur që na e dërgoi Allahu i Madhërishëm, muaji ramazan. ‘Të kujdesemi për namazin tonë’!

Le ta shikojmë jetën tonë, nga fillimi deri në vdekje: Kur neve, si foshnje të porsalindur, na e vejnë emrin duke na e kënduar ezanin dhe ikametin, na kthejnë në drejtim të Kiblës; kur vdesim, anën e djathtë të trupit tonë të vdekur, na e kthejnë kah Kibla; në varr na lëshojnë me anë të djathtë, të kthyer kah Kibla. E gjithë kjo na tregon se si muslimanë, fati ynë është Kibla. Prandaj, le të vazhdojmë në të gjitha llojet e të mirave mbi të cilat na ka mësuar ramazani i bekuar. Ta arsyetojmë vazhdimësinë e qëndrimit tonë në safa, me dëshirën që në saffa të hyjmë në xhenet.

Duke pasur parasysh se po i përcjellim ditët e fundit të muajit të agjërimit, mos të harrojmë, se agjërimi ynë mbetët i vjerrur mes qiellit e tokës, dhe se, nëse e pastrojmë me sadekatul-fitrin do të ndahet nga Toka dhe do të pranohet nga Allahu i Madhërishëm!

Kryesia e BI të Kosovës edhe sivjet, mjetet nga sadekatul-fitri do t’i orientojë për mbajtjen e institucioneve arsimore; medresetë dhe FSI.

O Zot, na forco në rrugën Tënde!

O Allah, na ndihmo neve dhe ndihmoji vëllezërit dhe motrat tona muslimanë në vende të ndryshme të botës, që janë duke vuajtur dhe kanë nevojë për ndihmën Tënde!

O Allah, na i falë mëkatet tona dhe na e prano pendimin tonë!

O Allah, na bën neve prej atyre që i edukojnë fëmijët e tyre në përputhje me dispozitat Tuaja!

O Zot, na i pastro zemrat nga mendimet e këqija dhe gjuhët nga fjalët e shëmtuara!

O Allah, na i mëshiro prindërit tanë, udhëzoji fëmijët dhe pasardhësit tanë!

O Mëshiruesi më i madh, na ndero me xhenet në shoqëri të pejgamberëve, të sinqertëve, të shehidëve dhe të njerëzve të mirë! Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

“Dëshiro për të tjerët, atë që dëshiron për veten tënde, do të jesh musliman”

Kjo është një formulë e thjeshtë dhe praktike dhe peshojë e Islamit tonë. Nëse dëshironi të keni...

Turqia shënon 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit

Turqia sot kremton 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit nga Sulltan Mehmed Fatihu në vitin 1453, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqi, falet namazi i parë i xhumasë pas pandemisë

Turqia sot rifilloi pjesërisht namazin me xhemat në xhami, përfshirë atë të xhumasë, pasi vendi i lehtësoi masat kundër pandemisë së koronavirusit...

Dobësia e trupit është në sëmundjen e rëndë, kurse dobësia e zemrës është në...

Transmetohet nga Abdullah ibn Amër ibn el-Asi (r.a.), se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata me zemër të pastër dhe...

Shiitët në Siri gërmojnë varrin e Omar bin Abdulaziz, kush ishte Kalifi i famshëm...

Grupet terroriste pro-iraniane brenda regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë zbuluar një varr që besohet se i përket Omar bin...

A do të na besonte neve Omeri r.a.?

Allahu i Plotfuqishëm nuk ka krijuar asgjë kot, asgjë nuk ka urdhëruar kot. Çdo gjë që ka krijuar, Ai e ka bërë me masë,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -