Hutbeja e tretë e Ramazanit

Lexo gjithashtu:

Cili shtet konsumon më së shumti bukë?

Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi...

Nëse merret teknologjia nga Perëndimi a merret edhe kultura?

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL* Në Turqi dhe botën islame prej 2 shekujsh diskutohen koncepte...

Dashuria e Allahut ndaj jush

Nëse Allahu është me ju, kush mund t’ju dëmtojë?!Por nëse është kundër jush, atëherë kush mund t’ju mbrojë?!Nëse ju e...

Tregtari holandez konvertohet në Islam

Një tregtar holandez me emrin Maxwell Ifeanyi i cili shpeshherë ka vizituar Turqinë, është konvertuar në besimin...

– Të dashur vëllezër dhe motra,

Sot është dita e 15 e muajit ramazan, kurse nesër në mbrëmje – nëse do Zoti – me ezanin e akshamit ose me iftarin e të nesërmes, fillon nata e 17, Lejletul Bedër, nata e përkujtimit të Betejës së famshme të Bedrit.

Prandaj, hutbeja e sotme do të jetë një kujtesë e kësaj beteje më të madhe ose më vendimtare në historinë e Islamit, përkatësisht, e fitores së muslimanëve të parë mbi një ushtri idhujtare.

Beteja e Bedrit u zhvillua në ditën e 17 të muajit ramazan, në vitin e dytë të Hixhretit ose në vitin 624, sipas Isait (a.s.).

Në atë ditë, Muhamedi (savs) dhe shokët e tij besnikë (sahabët, r.a.) u përleshën me trefishin e numrit të ushtrisë idhujtare.

Në njërën anë ishin 312 sahabë, të armatosur dobët, të cilët qëndronin fort me të Dërguarin e Allahut (savs), dhe të cilët ndanin mendimin e Muadhit (r.a.), i cili para betejës, i tha Pejgamberit (savs): Ne tashmë të besuam ty – o i Dërguari i Allahut – dhe të pranuam, dhe dëshmuan se është e vërtetë ajo që po të shpallet ty. Prandaj shko atje ku të ka urdhëruar Allahu! Ne nuk kundërshtojmë që nesër të na çosh të luftojmë kundër armikut tonë. Ne ta kemi dhënë besën dhe premtimin se do të jemi të dëgjueshëm dhe të bindur ndaj teje. Ne jemi të durueshëm në luftë dhe e përmbushim premtimin tonë në betejë. Prandaj, na udhëhiq me bekimin e Allahut – shko kudo që të duash edhe ne do të jemi me ty – o i Dërguari i Allahut!

Në anën tjetër, ishte ushtria mekase e udhëhequr nga Ebu Xhehli, e cila numëronte 1000 luftëtarë, të pajisur dhe të armatosur mirë.

Duke pasur parasysh situatën dhe gjendjen e vështirë në të cilën gjendeshin muslimanët, Muhamedi (savs) u kthye në drejtim të Kibles dhe iu drejtua me lutje Atij që i pranon lutjet:

– O Allahu im, përmbushe premtimin Tënd që ma ke dhënë! O Zoti im, nëse ky grup i muslimanëve mposhtet, askush më pas nuk do të adhurojë Ty.

Pas kësaj lutjeje, Allahu i Plotfuqishëm, i shpalli këto ajete kuranore:

“(Kujtoje) kur ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj, e Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me njëmijë melekë, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit.” Allahu e bëri këtë vetëm sihariq, që të qetësohen zemrat tuaja me të. E ndihma është vetëm nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” (el-Enfal, 9-10)

Allahu i Plotfuqishëm, atëherë, në Bedër, me të vërtetë i ndihmoi të Dërguarit të Tij dhe muslimanët e parë duke u dërguar atyre ushtri të melekëve.

Ibn Abasi (r.a.) transmeton: “Derisa një musliman po vraponte pas një idhujtari, e dëgjoi fërshëllimën e kamxhikut mbi kokë dhe zërin e një kalorësi pas vetes, duke i thënë: ‘Shko përpara! Shko përpara! Pastaj shikoi para vetes dhe e pa idhujtarin duke ra i vdekur, pa e prekur fare me shpatën e tij. Të njëjtin këtë e dëgjoi edhe një ensar tjetër, dhe më pas shkoi te Pejgamberi (savs), të cilit ia tregoi këtë ndodhi, meqë rast, Pejgamberi (savs) i tha: “Ti po e thua të vërtetën – ai ishte zëri i melekut, dhe ajo ishte ndihma nga qielli i tretë.”

Allahu i Lartësuar i forcoi muslimanët në Bedër me kurajë të brendshme dhe të jashtme; nga brenda – duke u dhënë sabër dhe duke futur guxim dhe besim në zemrat e tyre; kurse nga jashtë – duke i bërë të pa frikësuar – dhe ata nuk u tërhoqën kur u ndeshën dhe u përleshën me një ushtri armiqësore shumë më të madhe.

Pra, Allahu i qetësoi besimtarët, dhe njëkohësisht, në zemrat e jobesimtarëve, Allahu futi frikë, konfuzion dhe ankth.

Prandaj rezultati i betejës ishte në të mirë të muslimanëve.

Muslimanët patën 14 shehidë, kurse në anën e idhujtarëve kishte 70 ushtarë të vdekur, dhe 70 të tjerë të kapur robër nga muslimanët.

Beteja e Bedrit ishte konflikti i parë i armatosur midis muslimanëve dhe idhujtarëve. Kjo betejë vendimtare, megjithëse nuk klasifikohet si betejë e madhe nga numri i pjesëmarrësve, nga pikëpamja e Islamit dhe muslimanëve, ishte beteja më vendimtare dhe më e rëndësishme në historinë e Islamit.

Në betejën e Bedrit muslimanët fituan falë ndihmës së drejtpërdrejtë të Allahut, por edhe (falë) guximit dhe vendosmërisë së muslimanëve.

Kjo betejë është shembulli më i mirë i organizimit, sjelljes dhe trajtimit të muslimanëve në luftë kundër armikut.

Ajo ishte një pikë kthese në historinë e humanizimit të luftës. Muslimanët i varrosën kundërshtarët e vrarë. Për herë të parë nuk po vriteshin robërit e luftes, secili musliman mori nga një rob lufte për t’u kujdesur për të. Çdo idhujtar i robëruar që dinte shkrim-lexim, për ta çliruar veten e tij, ishte i detyruar t’i mësonte shkrim-lexim dhjetë muslimanë. Idhujtarët më të pasur mund ta blinin lirinë me pasuritë e tyre, kurse robërit e varfër dhe analfabetë më në fund u liruan pa asnjë pagesë.

– Të dashur vëllezër dhe motra!

Fjalimi për betejën e Bedrit nuk është thjesht një kujtesë për këtë ngjarje historike dhe fitoren madhështore të muslimanëve të parë.

Beteja e Bedrit është e rëndësishme për shkak të shumë mesazheve që na janë dërguar përmes saj, që i përsërisim çdo vit, dhe të cilët duhet të na bëjnë të vetëdijshëm dhe të frymëzuar në luftërat tona për mirësinë, të vërtetën dhe drejtësinë.

A nuk na ka porositur Pejgamberi i Islamit pas Bedrit: Jemi kthyer nga një betejë e vogël në një betejë të madhe!?

Kjo betejë e madhe është jeta jonë e mbushur me sprova, vështirësi, brenga dhe probleme të ndryshme.

Bedri na mëson se ne duhet t’i bindemi Allahut dhe Resulullahut – sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojmë në ndihmën e Allahut.

Bedri na mëson se duhet të jemi solidarë siç ishin të plagosurit në Bedër. Sipas transmetimeve thuhet se muslimanët e plagosur, megjithëse vetë ishin në vuajtje, të etur dhe para vdekjes, e refuzuan dhe nuk e pranuan ujin e ofruar, nga bindja se duhet ta ndihmojnë tjetrin, nga bindja se dikush ka përparësi, dikush që kishte vuajtje më të madhe, dikush të cilit ajo gllënjkë uji, ndoshta do t’ia lehtësojë dhimbjen ose do t’ia shpëtojë jetën.

Bedri na mëson se ne nuk duhet të jemi vëzhgues pasiv, por duhet të jemi të përfshirë në mënyrë aktive në zgjidhjen e problemeve të përditshme. Kur kërcënohen të drejtat e njeriut – muslimani duhet ta ngrejë zërin, sepse muslimani nuk lufton vetëm për të mirën e tij, por ai e lufton të keqen dhe padrejtësinë dhe angazhohet për mirëqenien e të gjithë njerëzve.

Pejgamberi (savs) dhe sahabët e tij e patën betejën e tyre, Bedrin. Ata kundërshtuan me vendosmëri të keqen dhe padrejtësinë, në kohën e tyre, dhe dolën fitimtarë.

Çdo njeri dhe çdo popull e ka Bedrin e tij – betejën e tij.

Sot, Bedri ynë, mund të jetë:

– lufta jonë për mbijetesë në këtë vend,

– lufta jonë për atdheun dhe mirëqenien e të gjithë njerëzve,

– lufta jonë për t’u rikthyer në vendin tonë, në qytetet tona dhe fshatrat tona,

– lufta jonë për bashkëjetesë, tolerancë dhe bashkësi, për lirinë dhe dinjitetin e çdo njeriu,

– lufta jonë për të nesërmen më të mirë për ne, për fëmijët tanë dhe për brezat e ardhshëm.

– Bedri ynë është lufta jonë e vazhdueshme dhe përpjekja jonë për të qenë robër të sinqertë dhe të bindur të Krijuesit të Lartësuar, dhe pasues të vërtetë të pejgamberit të fundit Muhamedit (savs)!

Prandaj, i lutemi Allahut të Plotfuqishëm që të na ndihmojë në betejat tona të përditshme, që falë nijetit tonë të sinqertë dhe përpjekjeve tona – me ndihmën e Tij – prej tyre të dalim fitimtarë, të fuqizuar, të fortë dhe të gatshëm për beteja dhe fitore të reja, të cilat do të na sjellin mirë neve, fëmijëve tanë dhe atdheut tonë.

O Allahu i dashur, na shpërble për mundin tonë, pranoje nga ne agjërimin tonë, namazet dhe ibadetet tona në këtë muaj të bekuar.

Na i falë mëkatet tona dhe na forco në rrugën e drejtë. Amin!

Hatib: Hfz. Mensur ef. Malkić

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Pompeo: Pekini po përpiqet të fshijë fenë islame, solidaritet për të mos e lejuar

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim të hyrjes...

Kuvendi i BIK-ut miratoi themelimin e Institutit për Studime dhe Hulumtime Islame

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku janë aprovuar të gjitha pikat e rëndit të...

Bashkësia Islame e Kosovës me masa të reja parandaluese për përhapjen e COVID-19

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës (BIK) duke u nisur nga parimi i ruajtjes së shëndetit, ka marrë masa dhe rekomandime të...

Nuk ka asnjë mik si ai që ka frikë nga Allahu, dhe vetëm për...

Shpesh pyesim veten se ku qëndron suksesi dhe si mund ta ndryshojmë gjendjen e muslimanëve në të cilën ata gjenden sot?!

“Gjenocidi i Srebrenicës mund të mos ndodhte”

Grupi i Solidaritetit me Bosnjën tha se gjenocidi i Srebrenicës mund të mos kishte ndodhur nëse qëllimi i fuqive të botës do...

“Hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim rikthim në origjinalitet”

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin al-Qaradaghi tha se hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim nënkupton...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -