Ish-ylli i futbollit po ndërton një xhami në Seville pas 700 vjetësh

1284

Ish-ylli i futbollit Fred Oumar Kanoute ka mbledhur 1 milion dollarë përmes një fushate në internet për të ndërtuar një xhami dhe një qendër kulturore në Seville, Spanjë, pas 700 vjetësh.

Kanoute, një mysliman me origjinë nga Mali, i cili ka luajtur për Sevilla, si dhe për Lyon, West Ham, Tottenham, nisi një fushatë vitin e kaluar në platformën LaunchGood që përqendrohet në komunitetin global mysliman.

“Faleminderit të gjithëve dhe Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që morën pjesë në fushatë,” postoi ai në Twitter.

Fushata e tij do të mbledhë para deri më 27 maj, dhe i gjithë projekti i ndërtimit vlerësohet të kushtojë 12 milion euro (13.1 milion dollarë).

“Kur erdha në Seville, ishte shumë e vështirë të gjeja një xhami”, tha francezi që u kthye në Islam në moshën 20 vjeç.

Ai shton se komuniteti musliman i Seviljes është një “përzierje e mrekullueshme” e spanjollëve që u kthyen në Islam, gjeneratat e dyta të muslimanëve spanjollë dhe njerëz nga Algjeria, Maroku, Senegali dhe Mali.

Vlerësohet se dy milion muslimanë jetojnë në Spanjë, nga të cilët 30,000 jetojnë në Seville.

Kanoute, kampioni spanjoll dhe fituesi i Kupës UEFA, bleu një musala (vend lutjeje) në Seville në 2007, e cila do të mbyllet sepse po i skadon një marrëveshje qiraje. Ai më parë e përshkroi zonën si një “xhami të përkohshme”. Projekti premton se do të jetë i përhershëm dhe shumë më i madh. /tesheshi.com/