‘Itikafi më i mirë

799

Njëherë derisa Ibn Abassi r.a. ishte në ‘Itikaf në xhaminë e Pejgamberit a.s. erdhi një njeri e përshëndeti dhe u ul. Ibn Abbasi r.a. i tha: “O njeri, po shoh se je i pikëlluar dhe i shqetësuar. Po ke të drejtë u përgjigj ai. O Djal i axhës Pejgamberit a.s. unë në të vërtetë jam i pikëlluar sepse kam një borxh ndaj një njeriu dhe pasha Pronarin e këtij vari (Pejgamberin a.s) nuk kam mundësi ta kthej atë borxh. Ibn Abbasi r.a. i tha: “A mund të ndërmjetësoj unë në emrin tënd tek ai njeri?” Njeriu i tha: “Nëse dëshiron ndërmjetëso! Ibn Abbasi i veshi papuçet e tij dhe doli nga xhamia.

Kur pa njeriu se ibn Abbasi doli nga xhamia e pyeti: “A e harrove ‘Itikafin? Jo, nuk harrova, por kam dëgjuar Pronarin e këtij vari (të Dërguarin e Allahut s.a.v.s) duke thënë: “Kush niset në rrugë për ta ndihmuar vëllaun e vet që ka nevojë dhe ia zgjidh, është më mirë se sa të qëndroj në ‘Itikaf dhjetë vjet. ndërsa kush qëndron në ‘Itikaf një ditë për ta fituar kënaqësinë e Allahut, Zoti  mes tij dhe xhehenemit do të vendos tre hendek, ndërsa largësia mes tyre do të jetë më e madhe se largësia mes tokës dhe qiellit.”

Përshtati: A. D. Islampress