Jeta është shumë e shkurtër dhe nuk meriton urrejtje…

984

Jeta është shumë e shkurtër dhe nuk meriton urrejtje, zili, armiqësi dhe ndërprerje të lidhjeve familjare dhe vëllazërore!

Qëndroni fuqishëm afër atyre që i doni, shprehni dashuri ndaj tyre publikisht, falni gabimet e tyre, sepse mund të ndodhë, që ju ose ata, papritmas të largoheni nga kjo botë, dhe pastaj në zemrat tuaja të ndjeni shqetësim dhe dëshirë për ta.

Kini kujdes, që të mos t’i qepni plagët para se t’i pastroni nga brenda.

Bisedoni, kërkoni falje nga njëri-tjetri, shpjegoni, pranoni gabimet tuaja dhe tregohuni të sjellshëm me njëri-tjetrin.

Jeta është shumë e shkurtër dhe nuk meriton urrejtje, zili, armiqësi dhe ndërprerje të lidhjeve familjare dhe vëllazërore.

Nesër do të jemi vetëm një kujtim i zakonshëm, sepse vdekja nuk kërkon leje nga asnjëri prej nesh.

Bëhuni të qeshur dhe falni muslimanët, të cilët ju kanë bërë keq dhe ata që ju kanë ofenduar.

Shejh Ali Tantavi (r.h.)

Përkthim: Miftar Ajdini