O biri im, përmirësoji kushtet e jetesës në shtëpinë e pleqve, se do të kesh nevojë

702

Pas vdekjes së babait, djali e çoi nënën e tij në shtëpi të pleqve, dhe nganjëherë shkonte e vizitonte.

Një ditë e mori një ftesë nga shtëpia e pleqve ku e njoftuan se nëna e tij ishte në prag të vdekjes. Ai menjëherë shkoi në shtëpinë e pleqve, që të paktën edhe një herë ta shihte nënën e tij të gjallë.

Pasi që i dha selam dhe e puthi, ai e pyeti:

“Oj nënë, më thuaj çka dëshiron që të bëj për ty?”

Ajo u përgjigj:

“O biri im, më vjen mirë që ma bëre këtë pyetje. Dëshiroj që t’i instalosh ventilatorët në shtëpi të pleqve dhe të blesh frigoriferë, në mënyrë që banorët e shtëpisë të kenë ku ta mbajnë ushqimin dhe pijet. Sa herë kam ra në gjumë e uritur!”

Djali u befasua nga fjalët e nënës së tij, andaj e pyeti:

“Mirëpo, nënë, pse po mi thua këto në momentet e fundit të jetës tënde, pse nuk je ankuar më herët për kushtet e këqija?”

Nëna iu përgjigj me pikëllim:

“O bir, kjo nuk është problem për mua. Unë tashmë jam mësuar me nxehtësinë dhe urinë. Mirëpo, unë po kujdesem për ty, andaj po të paralajmëroj me kohë që t’i përmirësosh kushtet e jetesës në këtë shtëpi. Kjo do të nevojitet ty, kur në pleqërinë tënde bijtë e tu do të vendosin në shtëpi të pleqve.” http://saff.ba/

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)