Presidenti tanzanian s’beson te testet: nxorrën të infektuar dhi e dele…

651

Presidenti i Tanzanisë John Magufuli, duke vënë në dyshim besueshmërinë e testeve të huaja mbi koronavirusin, urdhëroi që kafshët dhe frutat të testohen në mënyrë të fshehtë në vend të njerëzve dhe, pasi treguan rezultate pozitive, i shpalli testet teknikisht të pavlefshëm.

Magufuli, qeveria e të cilit ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për fshehjen e informacionit për numrin e personave të infektuar nga koronavirusi, pretendon se testet janë teknikisht të meta, pasi ato u provuan te papaja, dhia dhe delja.

Ai sqaroi se ai u kishte kërkuar forcave të sigurisë së Tanzanisë të kontrollojnë cilësinë e tyre. Ata grumbulluan rastësisht mostra jo nga njerëzit, por nga papaja, dhia dhe delja. Konkretisht, mostrat përmbajnë emrat dhe vitet e lindjes së personave të vërtetë, e madje teknikët e laboratorit nuk dyshuan për asgjë.

Presidenti tha se besonte që duke qenë se Covid-19 kishte rezultuar pozitiv te papaja dhe dhia, kjo do të thotë që testet janë teknikisht të dëmtuara sepse ato tregojnë se ka nga ata që ishin pozitivë dhe nuk e kanë me të vërtetë virusin, thotë ai sipas Reuters.

“Diçka po ndodh diçka e dyshimtë. Unë thashë më herët se duhet të jemi të vetëdijshëm se e gjithë ndihma që ata na dërgojnë nga jashtë nuk është e mirë për këtë vend,” tha Magufuli.

Në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë vendase thuhet se ministri ka ngritur një komitet prej 10 personash për të hetuar procedurat e punonjësve të laboratorit dhe të paraqesë rezultatet e hetimit deri më 13 maj. /tesheshi.com/