Shtatë portat e zemrës

Lexo gjithashtu:

Mos u ngarko me brengat,të cilat nuk kanë ardhur me ty…

Mos u ngarko me brengat,të cilat nuk kanë ardhur me ty në dynja, as nuk do të...

Dhënia zekatit për mjaltë

PYETJE:Esselamu alejkum! Unë kam nevojë ta japë zekatin mjaltë për sasinë prej 150 kg,...

Përse falemi sikur me qenë namazi ynë i fundit?

Dr. Abdudaim El-Kehil Përse i Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) na ka...

Do të japim llogari për kohën e lirë

Në ditët e izolimit rëndësi të madhe, kujdes dhe mëshirë meritojnë fëmijët tanë që u gjendën në këtë...

Fajtori kryesor për të gjitha problemet tona është – shejtani i mallkuar, të cilin e kemi lejuar të hyjë lirshëm në kopshtin e zemrës sonë përmes njërës prej 7 portave të saj. Cilat janë ato porta dhe si hyn shejtani në ato porta, që ta largojmë nga kopshti ynë dhe që në të ardhmen t’i mbajmë të mbyllura portat tona?

1. Porta e parë të cilën shejtani vazhdimisht e përgjon është EDUKATA (EDEBI).

Edebi përfshin të gjitha aktivitetet tona në fushën e sjelljes, pra respektimi i të moshuarve dhe i dijetarëve, mëshira ndaj fëmijëve, kujdesi për të varfrit, kujdesi ndaj prindërve, etj. Shejtani i mallkuar në lidhje me këtë na pëshpërit: ”Ç’të duhet kjo, s’është as farz, as vaxhib, as sunnet, askush s’ta ka urdhëruar këtë, as Allahu as Pejgamberi, ç’të duhet kjo punë? Veç mirë është e asgjë më shumë, hiq dorë nga kjo, kapërceje!”, e kështu derisa besimtari të heqë dorë nga edebi i mirë, me arsyetime se nuk mund të mbërrijë t’i bëjë ato, se është i lodhur, se nuk ka nevojë ta bëjë bash këtë, etj.

Pasi shejtani me sukses e merr nën kontroll portën e parë të zemrës së njeriut, ai aty vendos dy shejtanë rojtarë që ta ruajnë atë portë, kurse ai vazhdon tutje.

2. Porta e dytë është SUNNETI.

Pasi ta ketë pushtuar portën e parë, shejtani njeriut çdoherë e më shpesh i pëshpërit se suneti nuk është farz, se nuk ka nevojë ta kryejë atë, dhe kështu një ditë besimtari e lë sunetin e jacisë, një ditë tjetër sunetin e ikindisë, ditën e tretë sunetin e drekës, dhe kështu pak nga pak mësohet me këtë derisa e lë krejt sunetin.

Pastaj shejtani vendos dy rojtarë të ri në portën e re të pushtuar dhe vazhdon tutje.

3. Porta e tretë është VAXHIBI.

Pasi ta ketë nëpërkëmbur sunetin në sytë e njeriut, shejtani ngadalë i sulet vaxhibit, dhe nis të pëshpërit: ”Hajt se s’ke nevojë ta falësh vitrin, s’ke nevojë ta falësh bajramin, s’ke nevojë të presh kurban, vaxhibi nuk është farz”. Dhe kështu derisa njeriu të lëshojë pe. Imani i njeriut të tillë tashmë është i luhatur, dhe ai pak nga pak e lë edhe vaxhibin.

Shejtani përsëri vendos dy rojtarë në këtë portë dhe vazhdon tutje.

4. Porta e katërt është FARZI.

Pasi njeriu i lë këto që i përmendëm, shejtani e ka më lehtë ta drejtojë këtë njeri dhe ta shtyjë të bëjë keq, dhe së pari e lë një farz, pastaj ditën tjetër dy farze, dhe kështu me radhë derisa ta lë krejt namazin, dhe kështu bën edhe me ramazanin, zekatin, haxhin e me farzet e tjera.

Pas pushtimit të kësaj porte, mbesin edhe tri, të cilat janë synimi i mëtejmë i shejtanit.

Cilat janë ato porta? Çka mbetet pas farzeve?!

5. Porta e pestë është HARAMI.

Pasi njeriu lëshon pe aq shumë dhe i lë farzet, shejtani nis ta bindë t’i pranojë disa harame, dhe i pëshpërit se alkooli nuk është haram nëse e pi një apo dy gota, se bixhozi nuk është i rrezikshëm nëse luan me “maturi”, se zinaja është e bukur dhe moderne, dhe kështu me radhë derisa njeriu të bjerë në dashuri me dynjanë dhe ta urrejë ahiretin, dhe atëherë shejtani e pushton edhe këtë portë dhe vendos dy rojtarë. E pastaj vazhdon tutje.

6. Porta e gjashtë është FITIMI HALLALL.

Pasi njeriu nis të bëjë harame, nuk mbetet shumë as nga fitimi i tij hallall. Çdoherë e më shumë do të fitojë e do të kërkojë nafakë nga harami, kurse shejtani do t’i fërkojë duart. Aty te njeriu tashmë shihet shuarja e imanit të tij.

Dhe kur e pushton edhe këtë portë, shejtani i mallkuar shkon te porta e fundit.

7. Porta e fundit është Kelimei SHEHADETI.

Pas krejt kësaj, shejtani shkon deri në fund. E sjell njeriun në pozitën ta pyesë veten:

”Vërtet, a ekziston bota tjetër?

A do të ringjallemi pasi të vdesim?

A do të përgjigjemi për veprat tona (të këqija)?”

Dhe kështu derisa njeriu e çon kokën aq lartë saqë ashtu sikur faraoni thotë për vete, neudhu bil-lah, se ai është zot dhe nuk e ka shokun në botë.

Dhe atëherë shejtani e ka kryer misionin e tij me atë njeri.

Vëllezër të dashur,

Pas çdo porte të humbur bëhet çdoherë e më vështirë t’i kthehemi normales. Prandaj mos t’ia hapnim shejtanit portat tona, mos t’i lejojmë të hyjë. E nëse tashmë ka hyrë, të kërkojmë ndihmë nga Allahu i Plotfuqishëm, dhe ta largojmë shejtanin e mallkuar e pastaj t’ia mbyllim derën! Nëse e lejojmë ta drejtojë kopshtin tonë, kurrë nuk do ta gjejmë Rrugën e Drejtë.

E lusim Allahun e Dashur të na udhëzojë në Rrugën e Drejtë, e cila përmes zemrës së shëndoshë na çon te kënaqësia e Allahut të Plotfuqishëm. Amin.

Hafëz Sulejman Bugari

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

“Dëshiro për të tjerët, atë që dëshiron për veten tënde, do të jesh musliman”

Kjo është një formulë e thjeshtë dhe praktike dhe peshojë e Islamit tonë. Nëse dëshironi të keni...

Turqia shënon 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit

Turqia sot kremton 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit nga Sulltan Mehmed Fatihu në vitin 1453, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqi, falet namazi i parë i xhumasë pas pandemisë

Turqia sot rifilloi pjesërisht namazin me xhemat në xhami, përfshirë atë të xhumasë, pasi vendi i lehtësoi masat kundër pandemisë së koronavirusit...

Dobësia e trupit është në sëmundjen e rëndë, kurse dobësia e zemrës është në...

Transmetohet nga Abdullah ibn Amër ibn el-Asi (r.a.), se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata me zemër të pastër dhe...

Shiitët në Siri gërmojnë varrin e Omar bin Abdulaziz, kush ishte Kalifi i famshëm...

Grupet terroriste pro-iraniane brenda regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë zbuluar një varr që besohet se i përket Omar bin...

A do të na besonte neve Omeri r.a.?

Allahu i Plotfuqishëm nuk ka krijuar asgjë kot, asgjë nuk ka urdhëruar kot. Çdo gjë që ka krijuar, Ai e ka bërë me masë,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -