Sillu bukur me fqinjin tënd, do të jesh besimtar (mumin)

795

Muhamedi (savs), ka thënë: “Betohem në Allahun se nuk beson, betohem në Allahun se nuk beson, betohem në Allahun se nuk beson!” Sahabët e pyetën: “Kush o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Ai, nga e keqja e të cilit nuk është i sigurt fqinji i tij.”

Përmendet se në lagjen e Ebu Hanifes (r.h.) jetonte një djalë të ri, i cili çdo natë pinte dhe këndonte, duke i shqetësuar fqinjët e tij. Ndër të tjera, kur dehej, ai këndonte dhe i përsëriste këto vargje:

“Ata më tradhtuan, ata më tradhtuan,
dhe as që janë në dijeni,
se çfarë të riu kanë tradhtuar!”

Një natë, Ebu Hanifja u kthye në shtëpi pas jacisë dhe u befasua kur nuk dëgjoi zhurmë, britmë dhe këngë nga shtëpia e atij fqinjit. Ai pyeti për të, dhe i thanë se atë e kanë dërguar në burg, sepse e kishte rrahur një njeri. Ebu Hanifja shkoi te shefi i Policisë dhe i kërkoi që ta lirojnë, kurse ky i tha se, ai duhej të qëndronte deri të nesërmen dhe duhej të paguante një gjobë.

Ebu Hanifja i tha: “Unë do ta paguaj gjobën për të dhe dua që ai të kthehet në shtëpi me mua sonte, jo nesër!”

Dhe ata e liruan atë, dhe derisa po shkonin për në shtëpi, Ebu Hanifja e pyeti: “A të kemi tradhtuar ne ty, o djalosh?”

Ai u përgjigj: “Jo, betohem në Allahun, ju nuk më keni tradhtuar mua.”  Dhe ai kurrë më nuk kishte pirë alkool, as nuk i kishte shqetësuar fqinjët.

Përkthim: Miftar Ajdini