Terapia çudibërëse

Lexo gjithashtu:

Bëhu sikur bleta, jo si merimanga

Pasi që milingona i paralajmëroi milingonat tjera dhe i ftoi të futen në banesën e tyre që...

Erdogan viziton Ajasofjen për herë të dytë para hapjes, shpalos tabelën e re me emrin e xhamisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot zbuloi tabelën e re me emrin e xhamisë Ajasofja, ikona...

Në rajonin belg të Valonisë fillon zbatimi i ndalesës së therjeve hallall

Duke filluar prej sot ka hyrë në fuqi vendimi i cili parandalon therjen e kafshëve pa i...

Përgjigje në disa dilema rreth agjërimit

Autor: Ahmed Purdić Duke qenë se çdo vit gjatë ramazanit besimtarët përballen me shumë dilema...

Edhe këtë vit, ardhja e mysafirit më të dashur – muajit të Ramazanit, përkon me ardhjen e pranverës dhe afrimin e periudhave më të ngrohta, gjë që i aktualizon temat e pastrimit dhe detoksifikimit të organizmit. Për temën e detoksifikimit të trupit, angazhohemi gjithnjë, duke e theksuar se trupi ynë me të vërtetë ka nevojë për pastrimin nga toksinat dhe një lloj procesi të riparimit. Prandaj, ne muslimanët me krenari duhet ta theksojmë faktin që e kemi shembullin më të mirë të detoksifikimit dhe freskimit të organizmit përmes muajit tonë më të dashur me të cilin jemi të nderuar nga Krijuesi ynë – agjërimin e muajit të Ramazanit.


Agjërimi në fenë Islame nuk është vetëm heqje dorë nga ushqimi dhe pija, por është ushtrim shpirtëror kundër pasionit dhe nxitjes, të cilit besimtari i nënshtrohet një herë në vit dhe i cili në mënyrë të pashmangshme lë ndikim në trupin dhe shpirtin e tij.

Në këtë drejtim, ne shpesh i jemi referuar aspektit mjekësor të agjërimit dhe konfirmimit shkencor të përfitimeve të tij. I kemi vërë në dukje përfitimet e kapërcimit të racionit, agjërimit të përkohshëm. Sepse ndërsa ne hamë vazhdimisht, trupi harxhon 80% të energjisë së tij për tretjen e energjisë dhe nuk është në gjendje ta arrijë realizimin e detyrave të tjera të rëndësishme, siç është detoksifikimi dhe rigjenerimi i qelizave tona. Kemi dashur të theksojmë se me një mënyrë të tillë jetese, ne e bllokojmë mekanizmin e vetë-shërimit në të cilin është programuar trupi ynë dhe futet në gjendjen e sëmundjes.

Më herët e kemi theksuar se ekspertët e shquar ndërkombëtarë e rekomandojnë agjërimin e përkohshëm ose IF (Intermittent fasting), i cili mund të zbatohet në mënyra të ndryshme. Ky mund të jetë abstenim apo konsumim i zvogëluar i ushqimit. Ekzistojnë formula të ndryshme për IF, por më e mira është 16: 8, domethënë 16 orë nuk konsumohet asgjë ndërsa 8 të tjerat po. Quhet gjithashtu si agjërim i pjesshëm ditor, dhe praktikohet më së miri ndërmjet 28 dhe 30 ditëve, duke tërhequr kështu një paralele me muajin e agjërimit, Ramazanin.

E gjithë bota duket po gumëzhin për trendin e të jetuarit të shëndetshëm, dhe për këtë arsye pse jo edhe një herë me krenari ta tregojmë demonstrimin e formulës matematikore të rëndësisë së Ramazanit dhe agjërimit të rekomanduar gjatë muajit Shevval.

• 1 ditë na pastron për një periudhë 10 ditësh kur konsumojmë.

• 30 ditë agjërimi x 10 = 300

• 6 ditë agjërimi në muajin Shevval = 60 ditë.

Që domethënë se 36 ditë agjërim e pastrojnë organizmin për të gjithë vitin kalendarik.

Në këtë artikull, dëshirojmë të përqendrohemi pak në konsumimin e drejtë gjatë muajit të agjërimit, dhe t’i theksojmë gabimet e zakonshme që mund t’i bëjnë disa agjërues, duke e parandaluar kështu trupin që të pastrohet nga toksinat dhe rigjenerimin në nivelin qelizor.

Ramazani përpos që paraqet ibadet, heqjes dorë nga pasioni, ushqimi dhe pija, mbart me vete edhe diçka tjetër të natyrës tradicionale – përgatitjen e racioneve të ndryshme për periudhën e përfundimit të agjërimit – iftarit. Padyshim, këto janë momente të bukura që të gjithë duam t’i kujtojmë dhe t’i shijojmë, sepse shtëpitë dhe sofrat tona po zgjerohen dhe përhapin aroma të larmishme dhe të bukura të ushqimit.

Por, shpesh herë harrohet se kërkesat ushqimore gjatë Ramazanit janë të njëjta sikur edhe në muajt e tjerë. Dhe kështu kemi ardhur në pikën që thjesht duhet të emërtohet si – ushqimi i tepruar.

Ky konsumim i tepruar i ushqimit shkakton një sërë çrregullimesh të tretjes. Gjithashtu, konsumimi i shumë lëngjeve në interval të rregullt çon në hollimin e lëngut gastrik të stomakut, i cili e ngadalëson tretjen. Stomaku të cilin e ngarkuam me shpejtësi shkakton ndjenjë të vazhdueshme jo-rehatie, dhe si rezultat ndjenjën e fryrjes në stomak. Prandaj, së pari duhet të konsumoni ushqime lehtë të tretshme dhe të pasura me glukozë që do të kalojnë në gjak në kohë sa më të shkurt. Sigurisht, ushqimi më ideal i këtij lloji është hurma, dhe për këtë arsye agjërimi ndërpritet me hurmë. Gjithashtu, duhet të sigurohemi që edhe në pjesën tjetër të iftarit të konsumojmë ushqime të lehta për tretje, duke përfshirë sallata të pasura me fibra që do ta përmirësojnë tretjen. Ndërsa ushqimet që treten më rëndë duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur të erëzave dhe pijeve me kultura probiotike. Këtu do të rekomandojmë lloj-lloj jogurte dhe hirrë.

Duhet pasur parasysh se ata që synojnë ta agjërojnë ditën e nesërme, mund të hanë dhe pinë deri në syfyr, dhe ne duhet ta përdorim atë kohë të konsumojmë racione vogla. Çelësi i gjithçkasë, natyrisht, është mos teprimi. Sepse ushqimi ynë është edhe helm edhe ilaç, në varësi të konsumimit. Agjërimi quhet “terapi çudibërëse” për arsye të përmirësimit të gjendjes trupore. Trupi ynë është në gjendje të shërohet vetë, prandaj mos e pengoni në realizimin e vetë-shërimit..

(Literatura e përdorur: Joel Fuhrman, Fasting and Eating for Health: A Medical Doctors Program for Conquerting Disease)

Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress]

Artikulli paraprakTre mësime nga xhuzi i 8
Artikulli tjetërDisa fetva rreth agjërimit
- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Përse Kurani mbaron me suret El-Felek dhe En-Nas?

Njëri nga frytet e shoqërimit të shpeshtë me Kuranin është edhe kapja e detajeve dhe bukurive të...

Ndoshta nuk do ta besoni, por

Nuk e di sa mund të më besoni, por nuk dua që të qëndrojë e fshehtë, prandaj vendosa ta ndaj me ju...

Nuk kam nevojë të jem gjykatës i njerëzve që e mbajnë amanetin

Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit (r.a.), gjyqësori iu besua Omerit (r.a.). Pas një viti që mori përsipër këtë funksion përgjegjës,...

Kujdesi për jetimët (bonjakët)

Falënderimi është për Allahun e Plotfuqishëm, Zotin e të gjitha botëve. Salavati dhe selami qoftë për pejgamberin Muhamed (a.s.), për familjen e tij të...

Po çka do t’i them unë Allahut në Ditën e Gjykimit?

Raportohet se Abdullah ibn Omeri kishte hasur një shërbëtor (rob), i cili i ruante delet e zotërisë së tij. Ai deshi ta...

Dy djelmosha vijnë dhe ankohen tek Hz Omeri r.a.

Raportohet se dy të rinj e sollën një njeri para halifit Omer (r.a.), kështu që Omeri i pyeti: ‘Pse e sollët këtu?’

Ua rekomandojmë

- Advertisement -