Tre mësime nga xhuzi 26 dhe 27

1277
  • Allahu xh.sh. e udhëzon njeriun që përveç bamirësisë ndaj prindërve të bëj edhe lutje për ata,  të cilët gjithë jetën janë bamirës ndaj fëmijëve të vet dhe me zemrat e tyre bëjnë dua për to,  para marrë parasysh sa vjet kanë.
  • Verifikimi i lajmeve është obligim i besimtarëve. Në kohën e sodit shpesh na ndodh që disa qëndrime të meren në bazë të informacioneve gjysmake ose dezinformatave. “O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” (Huxhurat 6)
  • Menjëherë pas këtij ajeti , vjen ajeti për dyshimet të cilat për bazë kanë pikërisht paragjykimet dhe informatat e pa konfirmuara, ndërsa të gjitha këto çojnë drejt kanibalizmit shpirtërorë. “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (huxhurat 12)

Tre mësime nga xhuzi i 27

  • Kurani e mëson njeriun se besimtari shikon me anë të zemrës. Njëri nga ajetet që na tregon këtë, është përshkrimi i asaj që Muhamedi a.s. pa në Miraxh: “Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy). (Nexhm 11). Ajetet e Zotit qoftë ato kuranore qoftë ajetet (shenjat) në natyrë  besimtari  i sheh me anë të zemrës jo vetëm me anë të syve. Allahu na përkujton ti shohim këto ajete dhe në to të shohim Plotfuqinë e Tij.
  • Edhe pse çdo ajet kuranor është urtësi,  ka ajete që janë shumë të shkurtra, por shumë domethënëse në kuptim të urtësisë që i njeriut i duhen për lehtësimin e jetës në këtë botë. Njëri nga këto ajete është nga sureja Nexhm: “Nuk mund njeriu të ketë gjithçka që dëshiron?
  • Ajetet e sures Rahaman nuk duhet të lënë askënd indiferent, sepse nuk lan indiferent edhe melekët të cilëve ua lexoi Muhamedi a.s.  Nëse do të ndjekim klasifikimin e mirësive që i  jepen  njeriut do të shohim se Allahu së pari përmend mirësinë e njohjes së Kuranit pastaj krijimin. Mirësia e besimit është para çdo mirësie tjetër për të cilën njeriu duhet të jetë falënderues. “ Rrahmani – (Mëshiruesi – Zoti ynë),  Ai ia mësoi Kur’anin. 3 E krijoi njeriun.  Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit). (Rahman, (Rahman 1-4)

Preporod.com

Perktheu: A. D. Islampress