Tre mësime nga xhuzi i 11

630
  • Ndonjëherë punojmë shumë, nga dita në ditë, bëjmë punë të ndryshme të cilat shpesh nuk vlerësohen siç duhet. Në kësisoj situata si ilaç na vijnë fjalët e Zotit nga sureja Tevbe: “Dhe thuaj: “Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat” (105).  Allahu do ta shoh mundin tonë, kjo është më e rëndësishmja, dhe nëse jemi të sinqertë në punët tona dhe i bëjmë siç duhet ato do t’i  shohin edhe ata që duhet. Allahu na thotë se janë besimtarët ata që do t’i shohin punët  e sinqerta, pra do t’i shohin njerëzit e mirë.
  • Në suren Junus (12) Allahu i Madhërishëm thotë se njeriun kur e godet ndonjë bela ai lutet shumë, ndërsa kur belaja i kalon ai harron Allahun xh.sh. Edhe pse kjo është praktikë e atyre që nuk besojnë sinqerisht në Allahun, kjo praktikë mund të gjendet edhe tek muslimanët. Një rregull i artë në bazë të hadithit është,  se ai që e kujton Allahun në mirësi, Allahu do ta kujtoj kur të jetë në fatkeqësi.
  • Duhet të kemi kujdes të mos jemi me fytyra të mrrolura përballë këtyre sprovave. Njeriu mund të vij i nervozuar, i lodhur dhe shqetësuar në shtëpi, mirëpo kjo sprovë është e tija dhe nuk është sjellje e mirë që edhe tjerët duhet ta përjetojnë sprovën e tij, e cila mund të jetë sprovë për të, por edhe dënim. Disa nuk i shqetësojnë tjerët fizikisht apo verbalisht, por fytyrat e mrrolura e bëjnë ambientin jo komod. Fytyra e mrrolur është cilësi e atyre që fytyra të tilla do të kenë në Ditën e Gjykimit (Junus 27), pra pse të kemi një pamje të tillë?

Preporod.com

Përktheu: A. D. Islampress