Tre mësime nga xhuzi i 17

762
  • Në suren Enbija përmendet shumë Pejgamber si dhe Merjemja. Për dallim nga sprovat e  pejgambereve  tjerë, sprovat e Davudit dhe Sulejmanit a.s. përmendet si sporva të mirësisë. Në jetën tonë të përditshme disa sprovohen me situata të vështira, ndërsa disa me mirësi që ndoshta i quajmë më të mira, mirëpo Allahu e di se cilat janë më të vështira, sepse në mirësi njeriu shumë shpejt mund ta harroj Zotin dhe të largohet nga Ai, ndërsa në anën tjerë ka më shumë përgjegjësi para tjerëve dhe Allahut. Gjithashtu, situata e atij që duron situatat e vështira  për hir të Allahut  është falje mëkatesh dhe në ditën e Gjykimit mund të vij i pastër nga mëkatet.
  • Haxhi është adhurimi i vetëm sipas të cilit është emërtuar një sure. Në këtë sure përmendet edhe kurbani për të cilin Allahu thotë se tek Ai nuk arrin as gjaku dhe as mishi, por nijeti i pastër dhe vepra e sinqertë.
  • Sado që disa dispozita dhe adhurime  të na duken të vështira, Allahu na porosit: “…dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit.” Gjithçka është çështje perceptimi dhe nijeti.  Për disa leximi i Kuranit është i vështirë, ndërsa për disa të tjerë është qetësi, shërim dhe mirësi….

Preporod.com

Perktheu: A. D. Islampress