Tre mësime nga xhuzi i 23

599
  • Një detaj interesant nga udhëtimi i Muhamedit a.s. në Miraxh është përshkrimi i Ibrahimit .a.s i cili qëndron mbështetur në Bejtul- Ma’amur  që për melekët është sikur Qabeja në Tokë për njerëzit.  Ashtu siç bëjmë ne tavaf rreth Qabesë, në qiell përreth Bejtul -Ma’amurit bëjnë melekët. Nëse analizojmë mirë këtë pejgamber atëherë nuk është çudi që ai quhet Halilullah – mik i Allahut. Gjithashtu është i vetmi pejgamber krahas  Muhamedit a.s që i çojmë salavate. Cilësi e Ibrahimit a.s. është dashuria e madhe ndaj Allahut dhe kryerja e pakusht e urdhrave të Zotit. Ibrahimi a.s. është pejgamberi i Zotit që ishte i gatshëm të sakrifikoj edhe djalin e tij për çka flitet në këtë xhuz. Gatishmëria e Ibrahimi a.s. për këtë sakrificë është rast i  pashembullt. Allahu e gradon duke ia zëvendësuar atë me një dash dhe djalin ia bën pejgamber.. Në kontekstin tonë çështje është,  se sa jemi ne të gatshëm t’i kryejmë urdhrat e Zotit që nuk janë as për së afërmi me urdhrat që i pat Ibrahimi a.s.?
  • Edhe pse nuk përmendet shpesh sikur popujt tjerë, banorët e Ejkes ishin prej atyre që bënin mëkate të ngjashme me mëkatet që bëhen sot në botë por edhe tek ne. Tipari i tyre në kontekstin e sotëm ështe,  mashtrimi gjatë shitblerjes dhe vjedhja e  njerëzve  në mënyra të ndryshme.
  • Edhe pse ekzistojnë arsye të ndryshme për debate, interesant është se debati si aktivitet nuk do të ndalet deri në ditën e Gjykimit. Pastaj do të vazhdoj vetëm në xhehenem dhe është cilësi e këtij vendi. Në fakt, xhenetlijt  përshkruhen si njerëz që bisedojnë dhe bëjnë muhabet, ndërsa xhehenemlit si njerëz që debatojnë. Kjo na lehtëson kuptimin e hadithit: “Kush lë debatet kur nuk është në të drejtë, do t’i ndërtohet një shtëpi në xhenet, ndërsa kush i lë debatet kur është në të drejtë, do t’i ndërtohet një shtëpi në pjesën më të zgjedhur të xhenetit.”

Preporod.com

Përktheu: A. D. Islampress