Bëhu njeriu më i mirë

1017

Dhe thuaj: “Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat”.  (Et-Tevba: 105).

Transmetohet nga Aisheja r.a. se i dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Allahu xh. sh. e do atë njeri i cili kur e bën një punë – e bën në mënyrën më të mirë dhe me ndershmëri.”

Secili nga ne këtë botë ka ardhur me një aftësi e cila deh në pah mes   shumë aftësive tjera, ndërsa pikërisht ajo aftësi apo dhuratë që na  është dhënë na dallon në mesin e njerëzve tjerë.

Shpesh themi se Islami është feja më e mirë. Po vallë, a nuk do të duhej që edhe ata që janë ithtarët  të kësaj feje të jenë më të mirët. A nuk duhej të ishim ummeti më i mirë ashtu siç na përshkruan Kurani?

Përsosmëria nga muslimanët kërkohet në të gjitha veprimet e tij, si në adhurimet ndaj Zotit ashtu  edhe në përgjegjësitë tona ndaj botës dhe rrethit ku jeton. Përsosmëria arrihet vetëm nëse çdo profesion që e kemi  e bëjmë me dashuri ndaj asaj që veprojmë si dhe me përmirësimin e vazhdueshëm në aspektin intelektual dhe profesional.

 Kur të marrësh  abdes bëje në mënyrën më të mirë, nëse ke provim përgatitu ashtu siç duhet, ndërsa në sjelljen dhe raportin tënd me njerëzit bëhu njeriu më i sjellshëm. Pra çdo punë bëje  në mënyrë perfekte  sepse kjo kërkohet nga Islami.  Çdo ditë puno  sikur nga kjo varet pagesa e gjithë angazhimit tënd.  Nëse të humb vullneti në punën që e bën – lexo edhubesmelen  dhe fillo prej fillimi që ta kryesh në mënyrën më të mirë detyrën që ke para vetes.

Përshtati: A. D. Islampress