Dallimi në mes të babait dhe nënës

2256

Ai që ju do deri sa të sheh që i keni mbyllur sytë, është nëna juaj, kurse ai që ju do edhe pa u parë kjo në sytë e tij, është babai juaj.

Nëna ju sjell në këtë botë, kurse babai përpiqet t’ju njoftojë me botën.

Nëna jua jep jetën, kurse babai ju mëson se si ta jetoni këtë jetë.

Nëna kujdeset nëse jeni të uritur, kurse babai jua mëson vlerat e urisë.

Nëna tek ju e zhvillon kujdesin dhe brengën, kurse babai tek ju e zhvillon përgjegjësinë.

Nëna ju ruan të mos rrëzoheni, kurse babai ju mëson se si të ngriheni pasi të rrëzoheni.

Nëna ju mëson se si të ecni në këmbët tuaja, kurse babai ju mëson se si të ecni shtigjeve të jetës.

Nëna pasqyron përsosmërinë dhe bukurinë, kurse babai pasqyron realitetin dhe seriozitetin.

Dashurinë e nënës e njihni që nga lindja, ndërsa dashurinë e babait e njihni kur të bëheni baba.

Prandaj, tregoni gjithmonë dashuri ndaj nënës dhe babait tuaj dhe thoni: “Zoti im, ki mëshirë për ta, ata më kanë rritur dhe edukuar kur isha fëmijë!”

Dr. Xhasim el-Mutawa

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)