“…dhe përpjekjet e tij do të shihen së shpejti, padyshim.”

633

Urtësi kur’anore

“…dhe përpjekjet e tij do të shihen së shpejti, padyshim.” (En-Nexhm, 40).

Kuptimi parësor i këtij ajeti është se mundin dhe përpjekjen tonë do ta shohim, pa kurrfarë dyshimi, në Ditën e Gjykimit, në ditën e takimit me All-llahun xh.sh. Por, ajo që na bënë përshtypje është fakti se All-llahu Fuqiplotë nuk e ka përmendur botën tjetër, por thjeshtë ka thënë se përpjekja juaj do të shihet, gjë që na bënë të kuptojmë se nëse punohet dhe ka angazhim serioz, permanent, frytet do të vijnë dhe do të shihen në të gjallë, që në këtë botë, e tek pastaj të shpresohet për shpërblim në Ahiret.

Logjika e besimtarit të vërtetë fenë e kupton si një mundësi dhe rast për t’u ngritur, lumturuar dhe zhvilluar, fillimisht në këtë botë, e pastaj për ta fituar Ahiretin, gjegjësisht botën tjetër.

All-llahu Fuqiplotë e di më së miri!

Hfz. Mehas Alija