Erdoğan: Ekonomia islame është çelësi për daljen nga kriza

Lexo gjithashtu:

Orban: Evropa do të jetë e sigurt për sa kohë që Erdoğani të jetë në pushtet

Turqia luan rol të rëndësishëm në ndalimin e miliona emigrantëve rrugës për në Hungari dhe Evropë, edhe...

El-Xhezira njofton se ka ndërruar jetë Abdullah Mursi, djali i presidentit Mursi

Në mbrëmjen e së djeshme, për shkak të problemeve në zemër, ka ndërruar jetë Abdullah Mursi, djali i...

Erdogan: ja si u përgjigjem telefonatave për të mbyllur kufijtë

Turqia nuk do të mbyllë kufijtë e saj me BE për refugjatët sirianë, tha Presidenti turk Rexhep...

Kënd e doni më shumë: prindin apo qenin?! /Një tregim motivues/

Falënderimi qoftë për Allahun Zotin e të gjitha botëve. Salavati, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim në video-konferencën e mbajtur në “Konferencën e 12-të Ndërkombëtare për Ekonominë dhe Financën Islame” tha se “Ekonomia islame është çelësi për daljen nga kriza”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan tha se “Pavarësisht se kjo pandemi është më shumë për shëndetin, me rezultatet e saj ajo ndikon pothuajse në çdo fushë të jetës tonë”.

“Pandemia është shfaqur në një mënyrë të dhimbshme në këtë proces ku vetëm pasuria materiale nuk ka mjaftuar të sigurojë drejtësinë dhe barazinë sociale. Falënderojmë Allahun që si Turqi ndodhemi në mesin e vendeve që e kanë kapërcyer me më pak dëme këtë periudhë pandemie”, tha Erdoğan.

– “Kemi dhënë ndihmë shëndetësore për 125 vende të botës”

Pasi vuri në dukje se asnjë njeri nuk është lënë pa mbështetje pavarësisht nga situata e të ardhurave, Erdoğan tha se “Në këtë proces kemi vërejtur se edhe vendet me mirëqenie ekonomike kanë pasur vështirësi madje edhe në sigurimin e maskave për qytetarët e tyre. Ne krahas asaj që jemi përballur me nevojat për popullin tonë kemi dhënë ndihmë shëndetësore për 125 vende të botës”.

Erdoğan theksoi se gjatë kësaj janë arritur edhe rritje pozitive në shifrat e punësimit. “Shifrat e rritjes me 4.5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020 kanë treguar se Turqia jo vetëm në shëndetësi por edhe në ekonomi ka treguar trend pozitiv nga vendet tjera. Bashkë me vendosjen në zbatim të kalendarit të normalizimit ka filluar të gjallërohet sërish edhe prodhimi, tregtia dhe turizmi”, tha ai.

“Ne nuk marrim parasysh vlerësimet e bëra nga agjencitë e vlerësimit të kredive që kanë humbur objektivitetin dhe besueshmërinë e tyre”, potencoi Erdoğan.

– “Ekonomia islame është çelësi për daljen nga kriza”

“Ekonomia islame është çelësi për daljen nga kriza”, theksoi presidenti Erdoğan i cili shtoi se “Financimi i tepërt ka krijuar një model ekonomik obez që vepron vetëm me të ardhura të përnjëhershme ku nuk merren parasysh kostot shoqërore dhe humanitare”.

Gjithashtu në fjalën e tij presidenti Erdoğan tha se “Ne Stambollin i cili ndodhet në kryqëzimin e kontinenteve dhe kulturave, synojmë ta bëjmë edhe qendër të financës dhe ekonimisë isame”.

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Dashuria e Pejgamberit s.a.v.s për njerëzimin

“Nuk jam dërguar të mallkoj, por jam dërguar si mëshirë për të gjitha botët.” Kurani...

Përse e ngremë zërin kur zemërohemi?

Profesori vërejti se një grup studentësh bërtisnin ndaj njëri tjetrit gjatë një debati mes tyre. U afrua dhe i pyeti: "Përse njerëzit ngrenë zërin...

Lexoni se çka i ka shkruar Allahut Merjemja e vogël!

(Mundohuni të mos qani në dëshirën e kësaj vajze) U zgjova herët, si zakonisht… edhe pse sot e kam ditë...

Ai ishte i Derguari i Zotit

Alija Izetbegovic Si sot, para më shumë se 14 shekujsh ka lindur Profeti i Islamit, Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s.Jemi...

Brishtësia intelektuale midis lirisë së mendimit dhe mënyrës së të shprehurit

Nehat Ismaili Liria e të menduarit dhe shprehurit është vlerë e padiskutueshme që shenjtërohet nga të gjithë por në disa momente keqinterpretohet...

Pse lindja e Muhammedit a.s. është festë e madhe?

Sejjid Muhammed el-Malikij Është e vërtetë se në Islam i kemi vetëm dy festa, Fitër Bajramin...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -