Mendjemadhësia si burim i racizmit

Lexo gjithashtu:

Presidenti i Gjermanisë: Nuk ka tolerancë për sulmet ndaj muslimanëve

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka siguruar qytetarët muslimanë të vendit se urrejtja raciste në rritje dhe...

OKB bën thirrje për respektimin e të drejtave të njeriut në Kashmir

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave të njeriut...

Të ruajmë dinjitetin e birit të Ademit

Shumë herë kemi dëgjuar se Islami është fe e cila ka për qëllim ta mbroj njeriun dhe...

Çka duhet të bëj, që t’i afrohem Xhennetit, e t’i largohem Xhehennemit?!

Vëllezër të dashur, xhemat i respektuar! Tirmidhiu në Sunenin e tij regjistron se Pejgamberi (savs) ka...

Hfz. Mehas Alija

Një nga shkaqet që ndikon në rritjen dhe përhapjen e racizmit është edhe mendjemadhësia, arroganca edhe krenaria e tepruar.

Mendjemadhësia nuk ka asnjë vend të fenë dhe besimin tonë në All-llahun xh. sh. dhe se është e paimagjinueshme që një cilësi e tillë të gjendet te besimtarët e vërtetë. Kjo cilësi e shëmtuar shpesh bëhet shkak që të refuzohet e vërteta dhe të injorohen mësimet e Zotit.

Mendjemëdhenjtë, arrogantët mendojnë se janë njerëz të veçantë, se në venat e gjakut të tyre rrjedh një tjetër gjak, se janë më të mirë se të tjerët, etj. Këta njerëz, përpara Zotit, kurrë nuk mund të jenë besimtarë të drejtë dhe të vërtetë, po edhe sikur të na habis forma e jashtme e tyre dhe sasia e adhurimit dhe veprave të tyre.

Duke e pasur parasysh gjithë këtë, Llukmani i urtë, e këshillonte djalin e tij që të ketë kujdes nga kjo veti shkatërruese e krenarisë, duke i thënë: “Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.” (Llukman, 18).

Gjithashtu, Abdullah ibn Mes’udi r.a. na përcjell një hadith nga Muhammedi a.s., i cili ka thënë: “ Ai që në zemrën e tij ka mendjemadhësi qoftë edhe sa një thermi të vogël, nuk do të mund të hyj në xhennet. Dikush nga të pranishmit e pyeti: “O i Dërguari i All-llahut! Ka prej njerëzve që dëshirojnë të duken bukur, pra të vishen mirë. Për këtë Pejgamberi a.s. iu përgjigj: All-llahu është i bukur dhe e do të bukurën. Ndërsa, mendjemadhësi konsiderohet atëherë kur njeriu mohon të vërtetën, kur i konsideron të tjerët më të ulët se sa veten e tij, shikon me përbuzje dhe mospërfillje dhe sillet ashpër me ta.” (Muslimi).

Në një hadith tjetër, Muhammedi a.s. ka thënë: “Tre lloje të njerëzve janë që All-llahu nuk do t’u flet në Ditën e Gjykimit, nuk do t’i shikojë, nuk do t’i pastrojë prej mëkateve dhe do të kenë dënim të dhembshëm: Plaku lavir (zinaqar), udhëheqësi gënjeshtar dhe i varfëri mendjemadh”. (Muslim).

Sikur sot njerëzimi t’i lexonte dhe t’i zbatonte këto mësime të arta të fesë sonë, nuk do të kishim urrejtje, ksenofobi, nacionalizëm të dëmshëm dhe racizëm. Le t’ia mbyllim çdo derë racizmit dhe nënvleftësimit të të tjerëve, duke e larguar nga vetja arrogancën, mbivlerësimin e vetvetes dhe mendjemadhësinë.

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Pompeo: Pekini po përpiqet të fshijë fenë islame, solidaritet për të mos e lejuar

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim të hyrjes...

Kuvendi i BIK-ut miratoi themelimin e Institutit për Studime dhe Hulumtime Islame

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku janë aprovuar të gjitha pikat e rëndit të...

Bashkësia Islame e Kosovës me masa të reja parandaluese për përhapjen e COVID-19

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës (BIK) duke u nisur nga parimi i ruajtjes së shëndetit, ka marrë masa dhe rekomandime të...

Nuk ka asnjë mik si ai që ka frikë nga Allahu, dhe vetëm për...

Shpesh pyesim veten se ku qëndron suksesi dhe si mund ta ndryshojmë gjendjen e muslimanëve në të cilën ata gjenden sot?!

“Gjenocidi i Srebrenicës mund të mos ndodhte”

Grupi i Solidaritetit me Bosnjën tha se gjenocidi i Srebrenicës mund të mos kishte ndodhur nëse qëllimi i fuqive të botës do...

“Hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim rikthim në origjinalitet”

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin al-Qaradaghi tha se hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim nënkupton...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -