Mrekullitë që i bën një pikë qumështi blete

Lexo gjithashtu:

Sikurse Mohamed Morsi, edhe djali i tij varroset gjatë natës

Abdullah Morsi, djali i presidentit të parë demokratik të Egjiptit, Mohamed Morsi, i cili të mërkurën ndërroi...

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë

Urtësi kuranore "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë!" (El-Fatiha, 5)

Historiani arab El-Verdi shkruan për murtajën e vitit 1348

Ebu Hafs Omer Ibn el-Verdi, lindi në Palestinën veriore midis viteve 1290 dhe 1292. Pas shkollimit në shkollat ​​muslimane...

Hutbe – Shtëpia e besimtarit

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin...

Bletaria është shkenca, por edhe arti që mbron shëndetin përmes produkteve të bletëve. Mes këtyre është edhe qumështi i bletës. Sidomos në kohërat e pandemisë Coronavirus, shumë njerëz kanë pyetur nëse qumështi i bletës është në gjendje të ndihmojë sistemin tonë imunitar

Mjalti, propolisi dhe qumështi mbretëror janë substanca të prodhuara nga bletët. Fala karakteristikave të tyre, ato janë veçanërisht interesante për të përmirësuar gjendjen tonë nutricionale.

Efektet e qumështit të bletës u dedikohen veprimit antibakterial, anti-inflamator, dezinfektues dhe antioksidues.

Çfarë është qumështi mbretëror?

Bëhet fjalë për një substancë që prodhohet nga bletët punëtore. Ai është ushqim i larvave gjatë tre ditëve të para të jetës dhe të bletëve mbretëresha gjatë gjithë jetës së tyre.

Për njerëzit, ka qenë një ilaç tradicional prej shumë vitesh, veçanërisht në zonën aziatike dhe Egjiptin e Lashtë. Aktualisht përdoret në fushat kozmetike dhe farmaceutike.

Cilat janë efektet e qumështit mbretëror dhe çfarë bën ai për shëndetin?

Përbërja nutricionale e qumështit të bletës është shumë e plotë dhe gjithashtu ka një përqendrim të lartë të lëndëve ushqyese. I formuar nga uji, proteinat, karbohidratet, lipoidet, vitaminat–veçanërisht nga grupi B– përmban gjithashtu disa minerale. Të paktën njëqind komponentë të tjerë organikë janë identifikuar, ndër të cilët dallohen Roylactin dhe disa flavonoide.

Këto lëndë ushqyese i japin qumështit të bletës veti potencialisht shumë të dobishme në raste të caktuara. Për shkak të pranisë së lartë të flavonoideve, ajo që tërheq më shumë vëmendjen në këtë substancë është se mund të veprojë si:

? Antioksidant

? Rregullator i plakjes

? Efekt neurotropik

Në cilat raste mund të jetë i dobishëm?

Qumështi i bletës është një produkt shumë ushqyese. Ai mund të konsiderohet edhe si një shtojcë ushqimore që duhet të merret në raste specifike. Por në cilat raste?

Për të rikuperuar sforcon fizike dhe mendore

Qumështi i bletës mund të veprojë si një simulant për funksionet mendore dhe fizike të personave të moshuar. Sipas një studimi, kaviet e trajtuara me qumësht blete shfaqnin një nivel më të reduktuar të hormoneve të stresit. Gjatë analizave mbi njerëzit, u pa një përmirësim i shëndetit mendor pas trajtimit 6-mujor me pelte mbretërore.

Rigjenerim i indeve dhe plagëve

Qumështi i bletës mund të kontribuojë në përmirësimin e shenjave të plagëve, madje jo vetëm në nivele sipërfaqësore. Ai mund të kurojë edhe problemet inflamatore të dermatitit, këshillon Living.

Veprim antibakterial

Literatura shkencore ka trajtuar veprimin antibakterial të qumështit të bletëve dhe disa prej përbërësve të tij, kryesisht bakteret gram-pozitive. Studimet e mëtejshme e lidhin qumështin mbretëror me efektin antikrobik të disa baktereve që janë veçanërisht rezistente ndaj antibiotikëve tradicionalë. Një shembull është Staphylococcus aureus.

Ulja e stresit oksidativ

Karakteristikat kryesore të qumështit të bletës përfshijnë veprimin antioksidant dhe anti-inflamator. Të paktën kështu është demonstruar nga studimet e ndryshme të kryera mbi kafshët, si ato të publikuara në revistën Neuroscience Letters.

Çfarë efekti ka në sistemin imunitar?

Qumështi i bletës përmban veti antibakteriale, gjë që e bën një ndihmës të mirë në rast infeksionesh. Ose të paktën hap një fushë të gjerë kërkimesh në të cilat mund të hulumtohet. /islamgjakova/

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Pompeo: Pekini po përpiqet të fshijë fenë islame, solidaritet për të mos e lejuar

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim të hyrjes...

Kuvendi i BIK-ut miratoi themelimin e Institutit për Studime dhe Hulumtime Islame

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku janë aprovuar të gjitha pikat e rëndit të...

Bashkësia Islame e Kosovës me masa të reja parandaluese për përhapjen e COVID-19

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës (BIK) duke u nisur nga parimi i ruajtjes së shëndetit, ka marrë masa dhe rekomandime të...

Nuk ka asnjë mik si ai që ka frikë nga Allahu, dhe vetëm për...

Shpesh pyesim veten se ku qëndron suksesi dhe si mund ta ndryshojmë gjendjen e muslimanëve në të cilën ata gjenden sot?!

“Gjenocidi i Srebrenicës mund të mos ndodhte”

Grupi i Solidaritetit me Bosnjën tha se gjenocidi i Srebrenicës mund të mos kishte ndodhur nëse qëllimi i fuqive të botës do...

“Hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim rikthim në origjinalitet”

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin al-Qaradaghi tha se hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim nënkupton...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -