Një mesazh i shkurtër nga sureja El-Kehf

922

Le të analizojmë pak ajetin 82 të sures El-Kehf ku thuhet: “Për sa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim! (El-Kehf, 82.)

Në këtë ajet sqarohet veprimi i tretët i Hidrit a.s. të cilin Musai a.s. nuk e kuptoi dhe iu duk i pazakontë. Fjala është për rindërtimin e murit, ku ishte thesari i dy jetimëve.

Në dy rastet e para ( rasti me anijen dhe djalin e padëgjueshëm), Hidri a.s. qëllimin dhe veprën ia përshkruan vetes: “Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë – pa të meta) “Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t’i shpie ata të dy në humbje e në mosbesim. “Deshëm që Zoti i tyre t’u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).” (Kehf, 79 – 81).

Ndërsa rastin e tretë (ndërtimin e murit që ta ruaj thesarin e dy jetimëve), Hidri a.s. dëshirën ia përshkruan Allahut: “Për sa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!

Mesazhi:

Allahu i Madhërishëm kujdeset për fëmijët dhe pasurinë e besimtarëve. Ai kujdeset edhe për fëmijët dhe pasurinë tuaj. Allahu i Madhërishëm kujdeset për këto gjëra edhe atëherë kur njeriu nuk do të jetë në këtë botë. Ndonjëherë në jetë , mundohemi shumë, kërkojmë sigurinë dhe luftojmë të mbijetojmë, mirëpo fuqia jonë ka kufij dhe patjetër vijmë në një pikë kurë vetëm Allahu mund të na ndihmoj, Nuk ka dyshim, Allahu do të na ndihmoj, vetëm duhet të durojmë.

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)