Njeriu thotë: kam nafakë të vogël…

Lexo gjithashtu:

Erdogan thirrje për mobilizim global në luftën kundër COVID-19

Vendet në gjithë botën duhet të ndërmarrin veprime të shpejta për të frenuar pandeminë e koronavirusit të...

Kufijtë e mëkatit

Askush nuk e njeh njeriun më mirë se Allahu i Plotfuqishëm, sepse Ai e ka krijuar atë, dhe diçka...

Do të jesh me atë që e do

O ti shpirt i bindur plotësisht!  Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!  Hyn në turmën e robërve...

Mos u dëshpëro, bashkë do ta kalojmë edhe këtë sprovë!

Mr. Rejhan Neziri  (Disa reflektime lidhur me virusin korona) Në këto...

Njeriu thotë: kam nafakë të vogël. me këtë mendon se nuk ka mjaft para. por nafaka dhe furnizimi nuk janë vetëm paratë

Njeriu thotë: kam nafakë të vogël, me këtë mendon se nuk ka mjaft para. Por nafaka dhe furnizimi nuk janë vetëm paratë.

Nafakë është gjithçka që përdorim dhe shfrytëzojmë në këto momente. Ajri që e thithim, zemra që rreh, sytë që shohin, duart dhe këmbët që i përdorim.

Nafakë janë edhe miqtë e mirë. Nafakë është gjumi i qetë, shëndeti në trup, shtrati dhe jastëku mbi të cilin e mbështesim kokën, kulmi mbi kokën tonë, ushqimi dhe pijet, siguria dhe paqja në shtëpi dhe jashtë saj.

Nafakë është kur zgjohemi në mëngjes, nafakë është kur i hapim sytë dhe kemi diçka për të ngrënë.

Nafakë është edhe libri i mirë.

Nafakë është kur shikojmë diçka të bukur që na kënaq, qiellin, yjet, lumin.

Nafakë është dashuria, nafakë është kur dikë e duam dhe kur dikush na do. Nafakë është buzëqeshja e personit të dashur, shtrëngimi i duarve, përqafimi i ngrohtë.

Nafakë është shëtitja buzë lumit.

Nafakë është edhe kafeja me një mik. Nafakë është kur dikush na dhuron diçka.

Nafakë është edhe besimi në zemër, madje edhe ai ajeti i Kuranit që e kemi lexuar sot.

Nafakë, madje, është edhe leximi i këtij statusi.

Dhe kështu, mund të vazhdojmë të numërojmë një kohë e pacaktuar.

Nafakë është gjithë jeta jonë.

Kur mendojmë..

Hfz. Nedim Botic;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Reagim i KMSHZ-së në lidhje me sulmet në Francë

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër është duke i ndjekur me vëmendje ngjarjet e fundit në Evropë dhe...

Me të vërtetë, Pejgamberin a.s. e keni shembull të mrekullueshëm…

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të Lartëmadhërishëm dhe Krijuesit të të gjitha gjërave, të gjalla dhe jo të gjalla. Sundimtarit të Mëshirshëm të Ditës...

Ta paraqesim Pejgamberin a.s. në mënyrën më të mirë

Karikaturistët e bënë  atë që neve muslimanët nuk mundëm, e vendosën emrin e Muhamedit a.s. në skenën botërore.  Tani sfida kalon tek ne, që...

Dashuria e Pejgamberit s.a.v.s për njerëzimin

“Nuk jam dërguar të mallkoj, por jam dërguar si mëshirë për të gjitha botët.” Kurani na njeh me personalitetin e Pejgamberit...

Përse e ngremë zërin kur zemërohemi?

Profesori vërejti se një grup studentësh bërtisnin ndaj njëri tjetrit gjatë një debati mes tyre. U afrua dhe i pyeti: "Përse njerëzit ngrenë zërin...

Lexoni se çka i ka shkruar Allahut Merjemja e vogël!

(Mundohuni të mos qani në dëshirën e kësaj vajze) U zgjova herët, si zakonisht… edhe pse sot e kam ditë...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -