Pas 3 muajsh pezullim falet namazi i xhumasë në xhaminë e Tokios

623

Me heqjen e kushteve të gjendjes së jashtëzakonshme në Japoni për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në xhaminë e Tokios është falur me “rezervim” për herë të parë pas 3 muajsh namazi i xhumasë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Xhamia e Tokios në Japoni u ribashkua me basimtarët e saj pas rikthimit të jetës në normalitet me lehtësimin e masave kundër pandemisë.

Për herë të fundit xhamia pranoi besimtarët e saj më 28 shkurt kur në vend u pezulluan aktivitetet e adhurimit për shkak të COVID-19. Ajo ka rihapur dyert e saj për besimtarët pas 3 muajsh në namazin e xhumasë.

Në kuadër të kësaj Fondacioni i çështjeve fetare Diyanet të Japonisë dhe zyrtarët e xhamisë së Tokios dhe Qendrës kulturore turke në fillim të javës nisën pranimin e rezervimeve për 100 persona nëpërmjet internetit.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave personat për faljen brenda xhamisë u caktuan nëpërmjet një shorti.

Ndërkohë për personat që nuk mund të rezervonin u nda një hapësirë në ambientet e jashtme të xhamisë për besimtarët që shprehën dëshirën për të ardhur.

Besimtarët hynë në xhami me matjen e temperaturës dhe u rreshtuan duke mbajtur distancën.

Falja e namazit u drejtua nga imami i xhamisë së Tokios, Muhammed Rifat Çınar i cili para namazit mbajti hutbe në gjuhën japoneze, arabe, angleze dhe turke.