Urtësi kur’anore:“Zoti im! Dhuromë mua nga ana Jote pasardhës të mirë!

615

“Atëherë Zekerijaja iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë mua nga ana Jote pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je dëgjues i lutjes!” (Ali Imran, 38)

Nga ky ajet mësojmë një urtësi të madhe: Prindërit nuk duhet që të presin t’ju lindin fëmijë dhe pastaj të luten për to dhe të kërkojnë nga All-llahu xh.sh. që t’i bëjë të mirë dhe të dobishëm. Lutjet për pasardhës të mirë duhet të fillojnë përpara se ato të vijnë në këtë botë. Pejgamberi i Zotit, Zekerija, alejhis-selam, u lut për pasardhës të mirë, ndonëse ende nuk kishte parë shenja se do të kishte fëmijë. Pra, lutjet dhe edukata e fëmijëve duhet të fillojë përpara se të lindin ato dhe të vazhdojmë njëjtë edhe kur të vijnë në këtë botë, por pastaj më jo vetëm me lutje.