A jemi ne vallë, nga ata që pakësojnë në peshojë, dhe këtë as që e hetojnë ?!

853

Surja e 83-të në Kuran quhet el-MutaffifinAta që pakësojnë gjatë peshimit (matjes).

Termi et-tafif vjen nga fjala ‘tafif’ (طفيف), që do të thotë diçka e vogël, e parëndësishme, të cilës njerëzit nuk i kushtojnë fare rëndësi për shkak të vogëlsisë dhe parëndësisë së saj. Për shembull, kur një shitës zvogëlon ose i zbret 5 gr. nga një kilogram. Mirëpo, edhe pse kjo tek njerëzit është një gjë e vogël dhe e parëndësishme, Allahu i Plotfuqishëm, kësaj ia ka kushtuar një sure të tërë në Kuran, të quajtur el-MutaffifinAta që pakësojnë gjatë peshimit.

Kush janë, në të vërtetë, el-mutaffifinët?

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:

وَيْلٌ لِّلْمُطَفِّفِينَ ﴿١﴾ الَّذِينَ إِذَا اكْتَالُوا عَلَى النَّاسِ يَسْتَوْفُونَ ﴿٢﴾ وَإِذَا كَالُوهُمْ أَو وَّزَنُوهُمْ يُخْسِرُونَ ﴿٣
أَلَا يَظُنُّ أُولَـٰئِكَ أَنَّهُم مَّبْعُوثُونَ ﴿٤﴾ لِيَوْمٍ عَظِيمٍ ﴿٥﴾ يَوْمَ يَقُومُ النَّاسُ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ ﴿٦

“Mjerë për ata që kur masin – mungojnë (1), – të cilët e marrin masën e plotë kur e marrin për vetveten (2), – e, kur t’iu masin të tjerëve me litër ose me kandarju pakësojnë (3). – A nuk mendojnë ata se do të ringjallen (4) – në një Ditë të madhe (të Kiametit) (5), – atë Ditë kur njerëzit do të dalin para Zotit të gjithësisë.” (6)(el-Mutaffifin, 1-6)

Pra, këta janë ata që tërësisht i marrin të drejtat e tyre nga njerëzit. Por, nëse ndodh e kundërta, nëse njerëzit duhet të marrin të drejtat e veta prej tyre, ata ua zvogëlojnë, mohojnë, ose ua nënvlerësojnë të drejtat e të tjerëve.

Duke interpretuar ajetin e parë të sures el-Mutaffifin, komentatorët thonë se ky ajet nuk ju referohet vetëm shitësve, përkatësisht tregtarëve.

– El-mutaffif –ai që pakësonnë matje – është një burrë i cili dëshiron që gruaja e tij t’i japë të drejtën e tij plotësisht, duke mose toleruar as duke mos ia falë asaj edhe pakujdesinë më të vogël, ose mohimin e të drejtës së tij, ndërsa, nga ana tjetër, ai i bën asaj zullum dhe e privon nga e drejta e saj.

– El-mutaffif – ai që pakëson në matje – është një baba i cili pret dhe u kërkon fëmijëve të tij që t’ia bëjnë bamirësinë e plotë dhe t’ia japin të drejtën prindërore, ndërsa ai, në të njëjtën kohë,i privon dhe ua mohon të drejtat e fëmijëve të tijdhe nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme edukimit të tyre. Një babai të tillë, i themi: “Kifrikë Allahun, dhe kujtoji fjalët e Allahut nga kjo sure:“Mjerë për ata që kur masin – mungojnë, – të cilët e marrin masën e plotë kur e marrin për vetveten, – e, kur t’iu masin të tjerëve me litër ose me kandar ju pakësojnë.”

Ne kësaj do t’ia shtonim:

– El-mutaffif – ai që pakëson në matje – është gjithashtu një mësues ose profesor i cili në fund të çdo muaji, merr rrogën e tij të plotë, ndërsa neglizhon dhe është i pandërgjegjshëm gjatë shpjegimin të mësimeve dhe gjatë prezantimit të rregullt në orët e mësimit.

– El-mutaffif – ai që pakëson në matje – është edhe çdo politikan dhe çdo njeri i cili është në një funksion dhe pozitë të caktuar, të cilën e ka marrë me vullnetin dhe besiminepopullit, dhe më pas e tradhton atë besim, dhe në vend se të kujdeset për interesat dhe të drejtat e përgjithshme të qytetarëve, ai abuzon me pozitën e tij dhe e përdorë atë për të realizuar interesa dhe ambicie personale.

– El-mutaffif – ai që pakëson në matje – është secili njeri i cili dëshiron që të afërmit e tij të kujdesen dhe të interesohen gjithmonë për të, kurse ai vetë i ndërpret lidhjet familjare.

– El-mutaffif – ai që pakëson në matje – është çdo njerii cili nuk i frikësohet Allahut në cilëndo punë që bën, ndërsa në të njëjtën kohë, nga Allahu i kërkon të drejtat e tij të plota.

Këto ajete të shkurtra nga surja el-Mutaffifin, na shtyjnëneve që vazhdimisht të mendojmë, se a jemi të ndërgjegjshëm në punën tonë, në jetën tonë, në marrëdhëniet tona ndërnjerëzore dhe ndaj begative që na ka dhënë Allahu, sepse për to do të pyetemi në Ditën e Gjykimit.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)