“Ajasofja qëndron në këmbë falë Turqisë”

482

Autoriteti i lartë fetar i Turqisë nënshkroi një protokoll bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit për të administruar Ajasofjan pas shndërrimit të saj në xhami, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në ceremoninë e nënshkrimit në kryeqytetin Ankara, ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Nuri Ersoy tha se Ajasofja sot po qëndron në këmbë dhe është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për shkak të përpjekjeve të kombit turk.

Ersoy tha se askush nuk duhet të dyshojë pasi Ajasofja do të mbrohet me kujdes. Ai shtoi se ministria që drejton ai do të mbikëqyrë punën e restaurimit dhe konservimit.

Ai theksoi se monumenti do të jetë i hapur falas për turistët vendas dhe të huaj.

Ali Erbaş, kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare në Turqi tha se Ajasofja është një nga trashëgimitë më të rëndësishme kulturore të njerëzimit.

“Ajasofja shërbeu si xhami për 481 vjet që nga viti 1453. Shpresojmë që nga 24 korriku përsëri do të fillojë të shërbejë si xhami, duke iu referuar origjinalit, për muslimanët në aspektin e faljes së namazit, por edhe për të gjithë njerëzimit, pa diskrimin të besimit, sektit apo atij racor”, tha Erbaş.

“Besoj se vizitorët e xhamisë Ajasofja do të rriten më tej pas kësaj. Do të ketë miliona njerëz jo vetëm nga vendi ynë, por nga e gjithë bota që do të vijnë për të vizituar xhaminë tonë Ajasofja. Ne do të përpiqemi të përmbushim këtë detyrë në mënyrën më të mirë me shërbime të kualifikuara dhe cilësore”, shtoi Erbaş.

Javën e kaluar, një gjykatë e lartë turke anuloi një dekret të kabinetit të vitit 1934, që kishte shndërruar Ajasofjan e Stambollit nga një xhami në një muze, veprim i cili i hapi rrugë që Ajasofja të kthehet përsëri në xhami.