Kreu i BFI-së në mesazhin e Bajramit: T’i lutemi Zotit për ta tejkaluar sprovën e pandemisë

Lexo gjithashtu:

Lojërat e Pokemonit janë kërcënim për besimin tonë

Janë shtuar dyshimet dhe akuzat si dhe janë drejtuar shigjetat kundër ‘Lojërave Pokemon’, të cilat në periudhën e fundit...

Të dhënat: Corona fut gjysmën e njerëzimit në karantinë

Më shumë se 3.9 miliardë njerëz, ose gjysma e popullsisë së botës, janë thirrur ose detyruar të...

Syfyri dhe iftari

Ngritja në syfyr është vepër e bekuar të cilën agjëruesi nuk duhet ta neglizhojë qoftë edhe me një...

Detyrat ndaj fëmijëve: Edukimi intelektual

Asnjë fe dhe ideologji në historinë njerëzore nuk e theksoi dhe afirmoi dijen dhe pjekurinë intelektuale siç bëri...

Ushtruesi i detyrës kryetar i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu, ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, e cila shënohet nesër dhe është ditë jo pune për komunitetin musliman në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fetahu në mesazhin e tij me rastin e Kurban Bajramit ka theksuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), me të cilën ashtu si mbarë bota po përballet edhe Maqedonia e Veriut.

Ai bëri thirrje që besimtarët muslimanë të vazhdojnë të jeni në shërbim të tejkalimit të kësaj pandemie, sepse me këtë, siç tha ai, do të jemi në shërbim të Zotit.

“Me lutjet tona t’i drejtohemi të madhit Zot, që me mëshirën e Tij të lëshojë ndihmën e Vet të pakufishme që ta tejkalojmë sprovën e madhe, të rrezikshme për njerëzimin, sëmundjen COVID-19 dhe njëherësh t’i lutemi që t’i shërojë të gjithë të sëmurët kudo në vend dhe anembanë botës, ndërsa viktimat që humbën jetën t’i përfshijë në mëshirën e Vet të pakufishme”, tha Fetahu.

Më herët, Fetahu konfirmoi se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri. Ai njoftoi se momentalisht është pa simptoma problematike dhe po qëndron në kurim shtëpiak.

Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 10.503 raste të konfirmuara me koronavirus, prej të cilëve 5.931 janë shëruar dhe 476 kanë vdekur. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend aktualisht është 4.096.

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Muslimanët në Greqi: halli ynë pasi Aja Sofia u rikthye xhami

Pas rihapjes së Hagia Sophia-s në Stamboll si xhami, muslimanët në Athinë kanë frikë se hapja e...

Trashëgimia e Pejgamberit s.a.v.s

Duke ecur rrugëve të Medinës Ebu Hurejre (r.a.) vrapoi në tregun e Medines dhe me entuziazëm bërtiti: “Nxitoni në xhami, atje po ndahet trashëgimia...

Vandalizimi i xhamisë Osmane të shekullit të 16-të në Greqi

Një grup i paidentifikuar njerëzish në qytetin grek Trikala të martën e sulmuan një xhami historike me gurë të periudhës osmane e ndërtuar në...

Lypësi dhe sëndëku i vjetër

Një lypës, i varfër, me vite të tëra qëndronte ulur mbi një sënduk të vjetër në fund të rrugës, duke lypur.Një ditë,...

Çka është dynjaja në krahasim Ahiretin?

Në një rast Pejgamberi (savs), ua mbajti një fjalim shokëve të tij, dhe kur dielli ishte gati për të perënduar, pothuajse ishte duke dalë...

Shpenzoni për prindërit tuaj, dhe furnizimet do tu vijnë prej nga nuk i keni...

Një ligjërues (musliman) transmeton: Në vitin 1425 hixhrij, isha në haxh dhe mbajta një ligjëratë në temën “Jeta më ka mësuar”.

Ua rekomandojmë

- Advertisement -