Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës: Anulohet namazi i Bajramit për shkak të COVID-19

Lexo gjithashtu:

Shejtanët i thanë Iblisit: „O udhëheqësi ynë, pse gëzohesh më shumë kur vdes një dijetar sesa një i devotshëm?!“

Dijetari islam (ai që i kupton dhe zbaton rregullat fetare) është më i mirë dhe më i vlefshëm...

Shejtani më së shumti ndodhet në kokat e badihavxhinjve

E kanë pyetur hz. Aliun (r.a.), se ku ndodhet shejtani më së shumti, dhe ai është përgjigjur: “Në kokat...

Mos rrezikoni duke i vonuar veprat e mira, sepse vdekja vërtetë është afër

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin...

Paraja dhe kaderi (caktimi) i Allahut

“Sikur Allahu t’i furnizonte me sasi të mëdha robërit e Vet, ata do të tërboheshin në Tokë, por...

Në Kosovë nesër nuk do të falet namazi i Bajramit për shkak të situatës epidemiologjike me koronavirusin e ri (COVID-19), bëri të ditur kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërnava theksoi se përveç anulimit të namazit të Bajramit, falja në dhjetë ditët e ardhshme në të gjitha xhamitë e Kosovës është anuluar. Ai tha se Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e mori këtë vendim me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës.

Po ashtu, ai bëri thirrje që të shmangen vizitat familjare dhe miqësore me rastin e Kurban Bajramit, dhe besimtarët të përmbahen nga duarshtrëngimi dhe përqafimet tradicionale kur urojnë festën.

Në mesazhin e tij të urimit me rastin e Bajramit, myftiu Tërnava theksoi se në këtë festë ndjenjat janë të përziera meqë për shkak të pandemisë së COVID-19, Kurban Bajramin nuk e presin siç duhet dhe për shkak se sot në Arafat mungojnë miliona besimtarë muslimanë nga mbarë bota, si edhe nga Kosova.

“Pandemia e virusit COVID-19 ka çrregulluar rrjedhën normale të jetës në botë dhe në vendin tonë, andaj këtë Bajram e presim në një gjendje të rëndë të pandemisë dhe sot i lutemi Zotit xh.sh ta kalojmë këtë sfidë të pandemisë që na goditi sa më shpejt dhe të festojmë Bajramin e ardhshëm tradicionalisht si gjithmonë”, tha myftiu i Kosovës.

Ai apeloi që të respektohen masat anti-COVID-19, të ketë mirëkuptim, disiplinë dhe solidaritet, me kujdes të veçantë ndaj atyre që u nevojitet ndihma.

“Ta festojmë Bajramin duke iu lutur Zotit që të mëshirojë të gjithë ata që janë prekur nga COVID-19, të prekurve t’u sigurojë shërim të shpejtë, ndërsa neve na mbetet të jemi të kujdesshëm për të parandaluar përhapjen e këtij virusi në mënyrën më të organizuar”, tha myftiu Tërnava.

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Muslimanët në Greqi: halli ynë pasi Aja Sofia u rikthye xhami

Pas rihapjes së Hagia Sophia-s në Stamboll si xhami, muslimanët në Athinë kanë frikë se hapja e...

Trashëgimia e Pejgamberit s.a.v.s

Duke ecur rrugëve të Medinës Ebu Hurejre (r.a.) vrapoi në tregun e Medines dhe me entuziazëm bërtiti: “Nxitoni në xhami, atje po ndahet trashëgimia...

Vandalizimi i xhamisë Osmane të shekullit të 16-të në Greqi

Një grup i paidentifikuar njerëzish në qytetin grek Trikala të martën e sulmuan një xhami historike me gurë të periudhës osmane e ndërtuar në...

Lypësi dhe sëndëku i vjetër

Një lypës, i varfër, me vite të tëra qëndronte ulur mbi një sënduk të vjetër në fund të rrugës, duke lypur.Një ditë,...

Çka është dynjaja në krahasim Ahiretin?

Në një rast Pejgamberi (savs), ua mbajti një fjalim shokëve të tij, dhe kur dielli ishte gati për të perënduar, pothuajse ishte duke dalë...

Shpenzoni për prindërit tuaj, dhe furnizimet do tu vijnë prej nga nuk i keni...

Një ligjërues (musliman) transmeton: Në vitin 1425 hixhrij, isha në haxh dhe mbajta një ligjëratë në temën “Jeta më ka mësuar”.

Ua rekomandojmë

- Advertisement -