Mos bëni gjykime të shpejta për njerëzit

Lexo gjithashtu:

Erdogan: Muslimanët janë viktimat më të shpeshta të gjuhës së urrejtjes

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të Organizatës së...

Tre mësime nga xhuzi i 22

Barazia e burrave dhe grave në Kuran theksohet në ajetin 35 të sures Ahzab: " Nuk ka dyshim...

Piktura e cila tregon drejtimin e Egjiptit nga Shqiptarët

Behet fjale per mbretin Mehmet Ali Pasha, i lindur ne qytetin e Kavalas qe ndodhet ne lindje...

Pagesa e tatimit me para të kamatës

Pyetja: A lejohet që me para të kamatës të paguhet tatimi në qarkullim me...

Në një vend të vogël jetonte një piktor i vjetër, i cili kryesisht pikturonte natyrën. Pikturat e tij ishin shumë të bukura dhe me cilësi të lartë, por përkundër kësaj, ai i shiste me një çmim të volitshëm dhe prej saj jetonte mirë.

Një ditë, një njeri i varfër i atij vendi shkoi tek ai dhe i tha: “Ti po fiton shumë para nga puna jote, pse nuk ju ndihmon njerëzve tanë të varfër? Pse nuk e ndjek shembullin e kasapit tonë, i cili nuk ka shumë para, por çdo ditë ju shpërndan falas mish njerëzve të varfër në fshatin tonë.”

Piktori nuk iu përgjigj, por vetëm buzëqeshi. Njeriu i varfër u largua nga shtëpia e piktorit me zemërim, dhe filloi të përhapë lajme në të gjithë fshatin se piktori ishte njeri i pasur, por shumë koprrac. Vendasit u pajtuan me konstatimin e njeriut të varfër dhe donin të hakmerreshin ndaj piktorit për koprracinë e tij.

Pas një kohe, piktori i vjetër u sëmur, por askush nga vendasit nuk shkoi ta vizitonte. Jo shumë kohë pas kësaj, piktori vdiq i vetëm në shtëpinë e tij.

Ditët po kalonin dhe vendasit vunë re, se kasapi nuk po u shpërndante atyre mish falas siç kishte bërë më parë. Kur u pyet për arsyen, ai u tha atyre: “Derisa piktori ynë i vjetër ishte gjallë, ai çdo muaj më jepte një sasi të hollash dhe më thoshte, që në vlerë të asaj shume, të shpërndaja mish tek vendasit e varfër. Mirëpo, pasi që ai vdiq, unë më nuk jam në gjendje të shpërndaj mish falas.”

Prandaj, mos të bëjmë gjykime të shpejta për një njeri në bazë të asaj që shohim, sepse ndoshta në jetën e tij ka diçka që, nëse e zbulojmë, do ta ndryshonim mendimin tonë për të.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Ato na zbulojnë esencën njerëzore, dobësinë dhe brishtësinë, dobësinë dhe ndjeshmërinë, prirjen drejt pashpresës dhe dëshpërimit. I...

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Bamirësia ndaj prindërve është një prej shkaqeve më të mëdhenj të arritjes së mëshirës së Allahut. Të gjithë e...

Islami përballë terrorizmit

Hoxhë Nehat Ismaili Kujt i shërben terrorizmi? Kush dëshiron që problemet e Lindjes së Mesme t’i transferoj në botën...

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -