Në 18 shtete, 329 xhami dhe objekte osmane u kthyen në kisha

Lexo gjithashtu:

Etja për jetë, UNICEF: 29 milion bebe të lindura nën zjarrin e luftës në 2018

Më shumë se 29 milion foshnja kanë lindur në zonat e konfliktit në vitin 2018, njoftoi të...

Falja a namazit gjatë udhëtimit me autobus

Pyetje: Esselamu alejkum! Një mik i imi më kërkoi që t’ua parashtroj dy pyetje...

Rumania, feneri i vogël i muslimanëve që nuk u ngacmuan ndonjëherë

Xhamia e Madhe e Konstantës në Rumaninë juglindore ka një minare gati 50 metra të lartë me...

Një mesazh i Pejgamberit a.s. për ata që udhëheqin me institucione dhe njerëz

Pejgamberi i Zotit, Muhammedi a.s. në një rast ka thënë: “Kujtdo që All-llahu Fuqiplotë i...

Arkitekti turk Mehmet Emin Yılmaz gjatë dhjetë viteve të fundit udhëtoi në shtetet që dikur ishin pjesë e Shtetit Osman dhe kështu me hollësi vërtetoi numrin e objekteve osmane të cilat u kthyen në kisha, duke përfshirë edhe minaret që u kthyen në  kulla zile.

Arkitekti turk, Mehmet Emin Yılmaz kërkimet i zhvilloi në territoret e shtetit të dikurshëm Osman dhe me hollësi vërtetoi se 329 xhami, mexhide, teqe, turbe apo monumente të tjera të kulturës osmane u kthyen në kisha.

Kërkimet i filloi në shtetet Ballkanike dhe mandej u fokusua Hungari, Bullgari dhe Greqi ku ka më së shumti objekte të kthyera në kisha.

Mandej objekte të kthyera gjeti edhe në Algjer, Ukrainë, Krime, Gruzi, Armeni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Qipron Jugore, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Moldavi, Romani, Serbi dhe Turqi. Domethënë, në 18 shtete gjeti 329 objekte të cilat në periudha të ndryshme u kthyen në kisha, pohoi Yılmaz.

Mandej theksoi se, në Bullgari u kthyen 117 xhami, shtatë teqe, turbe dhe një medrese, ndërsa në kulla zile janë kthyer tre sahat kulla. Në Kroaci në kisha u kthyen tetë xhami të periudhës osmane, në Kosovë një xhami dhe një sahat kullë. Në Maqedoninë e Veriut tri xhami, dy turbe dhe dy sahat kulla. Në Serbi 15 xhami dhe dy turbe, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë tri xhami.  

Në Hungari në kisha dhe kulla zile u kthyen 23 xhami, pesë turbe, një hamam dhe një mekteb. Yılmaz theksoi se objektet e kthyera në Hungari kanë ndodhur gjatë okupimit austriak, ndërsa hungarezët janë të vetmit në Evropë të cilët nuk e bën atë veprim me vullnetin dhe qeverisjen e tyre.

Në Greqi në kisha dhe kulla zile u kthyen mbi njëqind objekte, duke përfshirë 74 xhami, 19 turbe, një imaret, një mesxhid dhe pesë minare.

“Objektet turke u kthyen në isha për arsye politike dhe demografike-hapësinore. Minaret dhe xhamitë në qendrat e qyteteve të mëdha ishin simbol të Islamit dhe dominimit osman, ndaj ato ishin caku i parë për rrëzim pas rënies së Shtetit Osman. Vetëm gjatë një nate në vitin 1878 në Sofje me dinamit u rrënuan 7 minare, thotë Yılmaz.

Ai gjithashtu theksoi se një pjesë e atyre objekteve është kthyer në kisha për shkak të arsyeve demografike-hapësinore meqë në vendbanimet rreth xhamive banonin të krishterë të cilët kishin nevojë për objekte fetare. Yılmaz, thekson që në ato objekte janë shkatërruar të gjithë gjurmët klasike të kulturës osmane.

Në anën tjetër, Yılmaz theksoi se xhamitë dhe mesxhidet ndërtohen me muret kthyer drejtë Kiblës, dhe duke me ndihmën e këtij fakti zbuloi se edhe xhamia e Mustafa Pashës në Budapest  është kthyer në kishë.

Asnjë komb nuk respekton arkitekturën e ndërtesave aq sa bëjnë turqit. Pa asnjë kompleks nga e kaluara, turqit nuk i ndryshonin karakteristikat e objekteve të cilat u kthyen në xhami. Shembull më të mirë e kemi Aja Sofjen. Që nga viti 1453 e ruajmë si sytë tanë dhe nuk kemi ndërhyrë aspak në karakteristikat kishtare. E kemi shtuar vetëm mihrabin, minberin dhe minaret. Nga jashtë duket qartë se ndonjëherë ka qenë kishë. Gjithashtu ndodh edhe enterierin. Ndërkohë që evropianët të cilët i kthyen xhamitë në kisha, i shkatërruan të gjitha karakteristikat paraprake të objektit”, theksoi Yılmaz.

Për Islampress.ch e përshtati:
Lutfi Muaremi

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Muslimanët në Greqi: halli ynë pasi Aja Sofia u rikthye xhami

Pas rihapjes së Hagia Sophia-s në Stamboll si xhami, muslimanët në Athinë kanë frikë se hapja e...

Trashëgimia e Pejgamberit s.a.v.s

Duke ecur rrugëve të Medinës Ebu Hurejre (r.a.) vrapoi në tregun e Medines dhe me entuziazëm bërtiti: “Nxitoni në xhami, atje po ndahet trashëgimia...

Vandalizimi i xhamisë Osmane të shekullit të 16-të në Greqi

Një grup i paidentifikuar njerëzish në qytetin grek Trikala të martën e sulmuan një xhami historike me gurë të periudhës osmane e ndërtuar në...

Lypësi dhe sëndëku i vjetër

Një lypës, i varfër, me vite të tëra qëndronte ulur mbi një sënduk të vjetër në fund të rrugës, duke lypur.Një ditë,...

Çka është dynjaja në krahasim Ahiretin?

Në një rast Pejgamberi (savs), ua mbajti një fjalim shokëve të tij, dhe kur dielli ishte gati për të perënduar, pothuajse ishte duke dalë...

Shpenzoni për prindërit tuaj, dhe furnizimet do tu vijnë prej nga nuk i keni...

Një ligjërues (musliman) transmeton: Në vitin 1425 hixhrij, isha në haxh dhe mbajta një ligjëratë në temën “Jeta më ka mësuar”.

Ua rekomandojmë

- Advertisement -