Si ndërtohen urat!

Lexo gjithashtu:

Autoritetet kineze po i deportojnë Ujgurët në punë të detyruar gjatë epidemisë

Ujgurët Autoritetet në Rajonin Autonom të Ujgurit Shinxhan (UARS), po dërgojnë qindra Ujgurë etnikë në pjesë...

Dashuria e Allahut ndaj jush

Nëse Allahu është me ju, kush mund t’ju dëmtojë?!Por nëse është kundër jush, atëherë kush mund t’ju mbrojë?!Nëse ju e...

Jo vetëm Haxh i reduktuar, “Jo” dhe prekjes së Qabesë!

Arabia Saudite ka njoftuar rregulla të reja shëndetësore që synojnë parandalimin e përhapjes së virusit të koronës...

Tregimi për sakrificën e një nëne për djalin e saj të sëmurë

Djali i saj kishte nevojë për një shkollë të veçantë, kështu që ajo themeloi një për të...

Falënderimi i qoftë Allahut të Madhërishëm, kurse bekimi dhe paqja qoftë mbi Pejgamberin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë edhe mbi dëshmorët, mbi të gjithë të vdekurit tonë dhe mbi njerëzit që kërkojnë rrugën e së mirës.

Të dashur vëllezër;

Për hutben e sotme e kam zgjedhur një tregim, të cilin do ta ndaj me ju:

– Kishin qenë dy vëllezër të cilët jetonin me shtëpi afër njëri-tjetrit, dhe me një rast ishin grindur dhe armiqësuar. Në 40 vitet e fundit vëllezërit kishin jetuar në harmoni, dashuri dhe duke e ndihmuar njëri-tjetrin.

Megjithatë, menjëherë ishte prishur kjo harmoni. E gjitha filloi nga një keqkuptim i vogël i cili çoi deri te grindja e madhe dhe fjalët e ashpra, pas së cilës pasuan muaj të zemërimit. Një mëngjes, dikush trokiti në derën e vëllait më të vjetër. Ai e hapi derën dhe pa një burrë me mjete të zdrukthëtarit.

Unë po kërkoj punë. Ndoshta ju këtu në pronën tuaj mund të gjeni një punë të vogël për mua – tha zdrukthëtari.

Po. Unë e di se çfarë mund të bësh ti për mua. A e shikon atë shtëpi në anën tjetër të përroit? Aty jeton fqinji im, në fakt, vëllai im më i vogël. Më përpara mes nesh ishte livadhi, por ai ka gërmuar dhe tani në mes nesh është bërë përrua. Këtë ai e ka bërë për inatin tim, por do t’ia kthej… A po i sheh ata trupat pranë hambarit? Dua të ma ndërtosh një gardh dy metra të lartë, që mos ta shoh as atë e as shtëpinë e tij – i tha vëllai i madh.

Çdo gjë është e qartë. Ma sill mua një turjelë dhe gozhda dhe do të shohësh se sa bukur do ta ndërtoj – itha zdrukthëtari.

Vëllai i madh, zdrukthëtarit ia dha materialin e nevojshëm dhe vetë shkoi në qytet. Tërë ditën zdrukthëtari punoi me zell …

Në mbrëmje kur u kthye vëllai i madh, zdrukthëtari e kishte përfunduar punën, por ky mbeti i habitur! Gardhi nuk ishte askund! Zdrukthëtari kishte ndërtuar një urë e cila i lidhte dy brigjet e përroit. Ishte një urë shumë e bukur, kurse nga ana tjetër e tij, po afrohej vëllai i tij i vogël me krahë të hapur.

Ti me të vërtetë je njeri i madh, kur e ke ndërtuar urën pas gjithë atyre që të kam thënë e të kam bërë – tha vëllai i vogël.

Vëllezërit u ndalën secili nga njëra anë e urës, dhe pastajdalëngadalë u nisën të takohen me njëri-tjetrin, duke u takuar në mes të urës. Në ndërkohë zdrukthëtarii mblodhi veglat e tij dhe u nis.

Hej, prit! Qëndro disa ditë te ne, ka ende shumë gjëra që mund t’i bësh – i tha vëllai i madh.

Me gjithë qejf isha ndalur, por unë kam për të ndërtuar edhe shumë ura… – tha zdrukthëtari.

E lusim Allahun e Plotfuqishëm, të na bëjë prej atyre që ndërtojnë ura të bashkimit, e jo mure të ndarjes!

O Allah, na forco në rrugën e Islamit!

Na bëj nga ata që me përkushtim e mbrojnë fenë e tyre!

Ndihmoji vëllezërit dhe motrat tona në nevojë kudo që janë!

Na ruaj nga e keqja e armiqve Tu dhe armiqve tanë!

Intrigat e armiqve të umetit dhe atdheut tonë ktheji mbi vetë ata!

O Allah, mëshiroji prindërit dhe paraardhësit tanë të vdekur, të cilët na e sollën dritën e fesë islame!

Udhëzoji fëmijët dhe pasardhësit tanë, dhe bëri udhëheqës të umetit dhe mbrojtës më të mirë se ne të fesë dhe të atdheut, si dhe gëzim të syve dhe zemrave tona në këtë botë dhe në botën tjetër!

O Allah, na mëshiro neve në Ditën e Gjykimit dhe na ndero me xhenet në shoqëri të pejgamberëve, të sinqertëve, të shehidëve dhe të njerëzve të mirë!

Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Muslimanët në Greqi: halli ynë pasi Aja Sofia u rikthye xhami

Pas rihapjes së Hagia Sophia-s në Stamboll si xhami, muslimanët në Athinë kanë frikë se hapja e...

Trashëgimia e Pejgamberit s.a.v.s

Duke ecur rrugëve të Medinës Ebu Hurejre (r.a.) vrapoi në tregun e Medines dhe me entuziazëm bërtiti: “Nxitoni në xhami, atje po ndahet trashëgimia...

Vandalizimi i xhamisë Osmane të shekullit të 16-të në Greqi

Një grup i paidentifikuar njerëzish në qytetin grek Trikala të martën e sulmuan një xhami historike me gurë të periudhës osmane e ndërtuar në...

Lypësi dhe sëndëku i vjetër

Një lypës, i varfër, me vite të tëra qëndronte ulur mbi një sënduk të vjetër në fund të rrugës, duke lypur.Një ditë,...

Çka është dynjaja në krahasim Ahiretin?

Në një rast Pejgamberi (savs), ua mbajti një fjalim shokëve të tij, dhe kur dielli ishte gati për të perënduar, pothuajse ishte duke dalë...

Shpenzoni për prindërit tuaj, dhe furnizimet do tu vijnë prej nga nuk i keni...

Një ligjërues (musliman) transmeton: Në vitin 1425 hixhrij, isha në haxh dhe mbajta një ligjëratë në temën “Jeta më ka mësuar”.

Ua rekomandojmë

- Advertisement -