Allahu i sprovon besimtarët

2384

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të Cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet dhe paqja e Allahut qofshin për Muhamedin (a.s.) për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër besimtarë! Tema ehutbes së sotme është: Allahu i sprovon besimtarët

Allahu i Plotfuqishëm,në ajetin 94 të sures el-Maide, për besimtarët, thotë:

O besimtarë! Allahu dotjusprovojë juve me ndalim nga gjuetia që e arrijnë duart tuaja dhe shigjetat tuaja, që Allahu ta tregojë atë që i druan Atij, kur askush nuk e sheh. E, kushdo që ta kalojë kufirin (këtë dispozitë), për të ka dënim pikëllues.“(El-Maide, 94)

Jeta është sprovë. Allahu e sprovon njeriun në mënyra të ndryshme. Disa i sprovon me shëndet, të tjerët me sëmundje; disa i sprovon me pasardhës, të tjerëti privon nga pasardhësit; disa isprovon me status të lartë shoqëror, të tjerët me status të ulët shorëror; disa i sprovon me forcë, të tjerët me dobësi; disa i sprovon me pasuri, të tjerët me varfëri…

Të gjitha këto sprova tek njeriu lënë gjurmë të caktuara, pavarësisht, a janë të mira apo të këqija. Nëse janë të mira njeriu krenohet dhe bëhet i dhunshëm, ndërsa nëse janë të rënda, atëherë ai bie në depresion, pikëllim dhe vetë-poshtërim. Porajo që është e përbashkëtedhe për të parën edhe për të dytën, është shkelja e dispozitave të Allahut. Që të dy ata bëjnë diçka, me të cilën Allahu nuk është i kënaqur.

Ndërsa besimtari? Besimtari është i vetëdijshëm në çdo kohë se Allahu po e shikon atë, dhe se ai nuk mund të bëjë asgjë, pa e parë Ai, dhe për të do ta pyes. Për këtë arsye, besimtari i vërtetë përpiqet t’irespektojë dispozitat e Allahut, dhe të veprojë vetëm atë me të cilën Ai është i kënaqur.

Për besimtarët e tillë, Pejgamberi (savs) thotë: “Gjendja e besimtarit është e çuditshme; me të vërtetë për të gjithmonë është mirë, dhe këtë nuk e ka askush tjetër përveç besimtarit. Nëse i ndodh diçka e mirë, e falënderon Allahun, dhe është mirë për të, ndërsa nëse i ndodh ndonjë telashe, ai bën durim, dhe përsëri e ka mirë.“

*****

O besimtarë! Allahu do tju sprovojë juve me ndalim nga gjuetia që e arrijnë duart tuaja dhe shigjetat tuaja…“

Shumë arabë dhe pjestarë të kombeve të tjera kanë jetuar nga gjuetia, ashtu që Kurani dhe suneti e kanë diskutuar këtë temë, gjithashtu edhe juristët islamë kanë shpjeguar se çka është e ndaluar dhe çka është e lejuar në gjueti.

Një nga rregullat e Allahut, në lidhje me gjuetinë, thotë se është e ndaluar vrasja dhe gjuetia e kafshëve nga personi i cili ka vesh ihramin (për haxhillëk). Pejgamberi (savs), në një rast ishte pyetur se çka mund të vrasë haxhiu, dhe ai i kishte numëruar këta 7 (shtatë):„(1) Gjarprin,(2) akrepin, (3) miun, (4) korbin mund ta qëllojë, por jo ta vrasë, (5) qenin kafshues, (6) fajkoin (një lloj skyfteri) dhe (7) bishën e egër e cila sulmon.“

Për shkak të rëndësisë që ka gjuetia, Allahu i Plotfuqishëm, pikërisht i sprovon besimtarët -haxhilerët, në këto periudha të vështira, kur gjuetia është e ndaluar, duke ua dërguar një gjueti të lehtë. Ata që do të hiqnin dorë nga kjo gjueti, do ta vërtetonin besimin e tyre, ndërsa ata që do të gjuanin, duke konsideruar se nuk i sheh askush, do ta tregonin dobësinë e besimit të tyre.

Për ata, në atë kohë, gjuetia ka qenësprovë, kurse për neve sot, sprovë është korrupsioni dhe ryshfeti? Allahu ata i ka sprovuar me egërsira, kurse neve sot na sprovon medeviza dhe monedha…

Le të bëjmë kujdes nga fitimet e lehta, nga fitimet që do t’i marrim nëse i mbyllim sytë, duke mos e kryer me ndërgjegje punën që na është besuar.

Le të bëjmë kujdes nga ryshfeti dhe korrupsioni, sepse Pejgamberi (savs), ka thënë: „Secili trup që është ushqyer me ryshfet dhe korrupsion, do të jetë parësor që të hyjë në zjarr!“

Pejgamberi (savs), në hadithin tjetër, na shpjegon se janë njësoj si ata që japin edhe ata që marrin ryshfet, kështu që thotë: „Ai që e jep ryshfetin dhe ai që e merr ryshfetin do të jenë në zjarr!“

*****

„… që Allahu ta tregojë atë që i druan Atij, kur askush nuk esheh.“

Shumë herë mund të dëgjojmë kur dikush na thotë merre, bëje, askush nuk na sheh!

Le ta dimë se kjo është vetëm një nga sprovat e Allahut, me të cilat Ai dëshiron tu tregojë atyre që janë në rrugën e drejtë, por gjithashtu edhe ata që janë në rrugë të gabuar. Allahu është ai që sheh gjithçka, dëgjon gjithçka dhe di gjithçka, pa marrë parasysh se a e bëjmë publikisht apo fshehtas.

*****

E, kushdo që takalojë kufirin (këtë dispozitë), për të ka dënim pikëllues.“

I lutemi Allahut të Plotfuqishëm, që të na bëj prej atyre që i ndjekin mësimet e Kuranit dhe të sunetit që nga detajet më të vogla deri te ato më të mëdhatë.

O Zot, ndihmoju të rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre!

O Zot, çliroje umetin nga pandemia, nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!

O Zot, mos na sprovo neve me atë që nuk mund ta përballojmë, mos lejo asnjëherë që të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët, dhe na shpërble me xhenet në shoqëri me pejgamberët, me shehidët dhe me njerëzit e mirë! Amin.

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)