Detyrat ndaj fëmijëve: Edukimi intelektual

Lexo gjithashtu:

Mendja sundon, kurse fuqia i rrokullis trungjet

Autor: Dr. Mustafa Cerić, reisul-ulema (1993 - 2012) Bota po flet për ta. Çifti i...

Macron: G7 kundër zhvillimit bërthamor të Iranit

Vendet anëtare të G7 kundërshtojnë një Iran me armë bërthamore, deklaroi të dielën presidenti i Francës, Emmanuel...

Uji dhe rëndësia e tij për njerëzimin!

Uji është lëngu më i përhapur në tokë, pa të cilin jeta do të ishte e pamundur.

Bindja ndaj të Dërguarit paraqet bindje ndaj Allahut

Ai që e do Allahun dhe dëshiron që Allahu ta dojë atë, duhet me gjithë zemër t'i bindet Krenarisë...

Asnjë fe dhe ideologji në historinë njerëzore nuk e theksoi dhe afirmoi dijen dhe pjekurinë intelektuale siç bëri feja Islame. All-llahu i Madhëruar me ajetin e parë të shpallur të Dërguarit të Tij, Muhammedit salAllahu alejhi ue sel-lem, qartë e nënvizon karakteristikën e veçantë të islamit, me të cilën distancohet nga të gjitha religjionet dhe mësimet paraprake. Sipas Islamit, dallimi në mes atyre që dinë dhe atyre që nuk dinë është i pamatshëm.

‘Abdullah Ibën ʼAbbas, radijAllahu anhu, duke e komentuar ajetin kur’anor: “…Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija…” [EL-MUXHÂDILE, 11], thotë: “Dijetarët kanë 700 shkallë përparësi nga njerëzit e devotshëm që nuk janë dijetarë, ndërsa dallimi në mes dy shkallëve është pesëqind vjet!”

Duke analizuar ajetet kur’anore dhe hadithet e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, që e trajtojnë këtë lëmi, vijmë deri në prova të pakundërshtueshme se Islami i jep rëndësi të madhe këtij segmenti, ndaj si rrjedhojë, prindërit doemos të gjejnë mënyra që në moshën e mitur të fëmijëve t’i bëjnë të vetëdijshëm për rëndësinë e dijes, hulumtimit dhe reflektimit. Prindërit duhet ta mësojnë fëmijën e vet t’i takon njërës nga tre grupet dhe assesi grupit të katër, i cili do të ndëshkohet në këtë dhe në botën tjetër, ashtu siç thekson Halil Ibën Ahmed, i cili thotë: “Ekzistojnë katër lloje të njerëzve: një njeri që e di se di, ai është i ditur, kështu që ndiqni atë; një njeri që di ndërsa nuk e e di se sa di, ai është në pakujdesi (gjumë), zgjojeni atë; një njeri që nuk e di dhe e di se unë nuk di, është ai që kërkon udhëzim dhe dije, udhëzonie atë; dhe një njeri që nuk di dhe nuk e di që nuk e di, ai është një çmendur, qëndroni larg tij!”

Sipas mësimeve Islame, dija nuk ndahet në dije islame dhe jo-islame. Çdo njohuri që e pohon të vërtetën dhe që udhëzon drejtë Allahut si Krijues të universit dhe të gjithë neve është dije islame. Prandaj, prindërit do ta testojnë afinitetin e fëmijës për një lëmi të caktuar, kështu që kur ai ta përcaktojë se cila lëmi është më e përshtatshme për fëmijën e tij, do ta drejtoj në atë drejtim.

Mësimi i gjuhëve të huaja sipas mësimeve islame është i rekomanduar, sepse në këtë mënyrë vihet deri te  njohuri të reja, informata dhe komunikim, që paraqet parakusht që Fjala universale e Allahut dhe versioni i fundit i shpalljes së Allahut, t’u përcillet njerëzve. Pa njohjen e gjuhëve të huaja, linja misionare e islamit do të zbehej. Ndaj i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue sel-llem, e urdhëroi Zejd Ibën Thabitin që ta mësojë gjuhën hebreje, që në atë mënyrë i Dërguari i Allahut të mund t’u përgjigjet dhe sqarojë parimet e Islamit.

Nëse tek fëmija jonë e zhvillojmë vetëdijen rreth nevojës së mësimit të përhershëm, ashtu që ai asnjëherë të mos kënaqet me atë që e di, kemi bërë një hap të vlefshëm në ngritjen e tij, sepse Sufjan Ibën ‘Ulejne, dijetari i madhe Islam, thekson: “Njeriu është i ditur për sa kohë që mëson, dhe posa të mendojë se di dhe se nuk duhet të mësojë, ai bëhet injorant!”

Burimi: Detyrat ndaj fëmijëve, prindërve dhe farefisit
Autor: Dr. Šefik Kurdić

Islampress.ch
Përktheu: Lutfi Muaremi

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Duaja pas namazit dhe fërkimi i fytyrës pas lutjes

(...) Sikur që përmendëm më lartë, është e preferueshme (mustehab) që pas dhikrit të bëhet edhe duaja e namazit.

Cilat vlera i tradhëtoi teroristi i Vjenës

Shkruan: Prof. Dr. Fikret Karçiç Më 2 nëntor, rreth orës 8 pasdite, një sulmues i armatosur rëndë hapi...

Medresistja Erjonë Bresa fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”

Erjonë Bresa, nxënëse e klasës 11/6 e medresesë Alauddin, Paralelja e ndarë fizike në Prizren, është fituese e garës ndërkombëtare të matematikës...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -