Empatia në Islam: Mirësia e Muhammedit salAllahu ‘alejhi ue sel-lem

Lexo gjithashtu:

Sillu bukur me fqinjin tënd, do të jesh besimtar (mumin)

Muhamedi (savs), ka thënë: “Betohem në Allahun se nuk beson, betohem në Allahun se nuk beson, betohem në Allahun...

Malajzi, gjenden objekte prej guri që datojnë para 17.000 vitesh

Në shtetin Kedah në veri të Malajzisë janë gjetur objekte prej guri për të cilët mendohet se...

Xhamitë shqiptare në Zvicër mblodhën mbi 500 000 franga për të prekurit nga tërmeti

Aksioni humanitar një javor, i shpallur nga Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, arriti të senzibilizojë...

Një virus i vetëm i vuri në sprovë të gjithë

Nëse dikush do të kishte parashikuar disa muaj më parë shtimin e kontrolleve kufitare, anulimin e shumicës...

Empati është aftësia e njohjes, kuptimit dhe shkëmbimit të ndjenjave të njerëzve të tjerë. Njerëzit janë të lindur për të ndier empati që na ndihmon ta zhvillojmë jetën tonë të përditshme që përfshin familjen, jetën e biznesit, madje edhe veten. Empatia, si një tipar i mirë, është shumë i rëndësishëm në Islam, kështu që ne ju sjellim historinë e Profetit tonë Muhammed salAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe empatinë e tij.

Kur’ani rreth të Dërguarit tonë të dashur, salAllahu ‘alejhi ue sel-lem thotë:

“Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” [ET-TEUBE, 128]

I Dërguari i Allahut salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, gjithmonë është ngushëlluar me ne dhe ndjenjat tona dhe është lavdëruar për empatinë e tij. Muhammedi salAllahu ‘alejhi ue sel-lem na inkurajoi të ndjejmë empati, siç qëndron në thëniet e tij: “I sheh besimtarët në mëshirimin, dashurinë dhe solidaritetin sikur një trup, nëse ankohet një gjymtyrë, i tërë trupi rënkon nga pagjumësia dhe temperatura.” (Buhariu)

Kur’ani besimtarët i përshkruan të mëshirshëm, që është një formë e empatisë dhe e inkurajon njeriun t’i ndihmojë të tjerët.

“E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë? Ajo është të lirosh një skllav ose të ushqesh në një ditë zie jetimin e afërm ose të varfrin e mjerë. Veç kësaj, njeriu duhet të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë.” [EL-BELED, 12-17]

Sa empatik ishte i Dërguari i Allahut, salAllahu ‘alejhi ue sel-lem shihet nga rrëfimi i mëposhtëm. Përkatësisht, një mëngjes Profeti ishte ulur me as’habët e tij dhe atyre iu afruan anëtarët e një fisi. Ata nuk kishin këpucë dhe mund t’u shiheshin kockat e tyre të holla që mund të konstatohej se ishin të uritur. Muhammedi salAllahu ‘alejhi ue sel-lem u prek nga kjo situatë. I tha Bilalit ta këndoi ezanin dhe i tuboi shokët e tij. Pas namazit mblodhën para për fisin që i ndihmoi në mënyrë të konsiderueshme.

Muhammedi salAllahu ‘alejhi ue sel-lem kujdesej edhe për kafshët dhe ndjente empati. Gjatë një rasti, ai hyri në një kopsht ku vërejti një deve e cila ishte kockë dhe lëkurë, gjë që shkaktoi Profetin salAllahu ‘alejhi ue sel-lem të qanë. E vendosi dorën te koka e kafshës që ta ngushëlloi. Mandej pronarit të devesë i tha: “A nuk keni frikë nga Allahu për shkak të kësaj kafshe që ta dha Allahu? Ajo me të vërtetë m’u ankua që nuk e ushqen dhe e torturon me punë të tepruar. “(Ebu Davudi)

Enes Ibën Maliku, as’habi i Muhammedit  salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, derisa fliste për empatinë e të Dërguarit salAllahu ‘alejhi ue sel-lem përmend nënat ndërsa ishin në xhami: “I Dërguari i Allahut, salAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur filloj të lexoj Kur’an, dua që ajo të zgjasë, por më pas e dëgjoj vajin e fëmijës, kështu që e shkurtoj sepse e di se nëna është e trishtuar për qarjen e fëmijës”.

Burimi: Akos,ba

Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Duaja pas namazit dhe fërkimi i fytyrës pas lutjes

(...) Sikur që përmendëm më lartë, është e preferueshme (mustehab) që pas dhikrit të bëhet edhe duaja e namazit.

Cilat vlera i tradhëtoi teroristi i Vjenës

Shkruan: Prof. Dr. Fikret Karçiç Më 2 nëntor, rreth orës 8 pasdite, një sulmues i armatosur rëndë hapi...

Medresistja Erjonë Bresa fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”

Erjonë Bresa, nxënëse e klasës 11/6 e medresesë Alauddin, Paralelja e ndarë fizike në Prizren, është fituese e garës ndërkombëtare të matematikës...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -