Fakte në lidhje me trurin që mund ta ndryshojnë jetën tuaj

1230

Truri i njeriut posedon aftësi shumë më të mëdha nga sa mendojmë. Ai mund të stërvitet dhe të bëhet që të funksionoj ndryshe. Dhe kjo do ta përcakton se si do të jetë jeta e juaj.

Këto pesë fakte mund t; ndikojnë në ndryshimin e jetës suaj:

  1. Truri nuk e vëren dallimin në mes realitetit dhe imagjinatës.

Truri reagon njësoj ndaj gjithçkasë për të cilën mendoni. Në këtë kuptim, për trurin nuk ka dallim midis realitetit objektiv dhe imagjinatave tuaja. Për këtë arsye, është i mundur i ashtuquajturi ‘efekt placebo’.

Në rast se truri mendon se merrni një ilaç farmaceutik (dhe jo një kockë sheqer), ai reagon në bazë të asaj që mendon. E konsumon një hap ‘placebo’, dukemenduar se është aspirin, dhe truri i jep komandë organizmit ta bëj uljen e temperaturës.

Njëjtë ndodh edhe me ‘efektin nocebo‘, por në drejtim të kundërt. Nëse një hipohondër ndjek lajmet e  mbrëmjes dhe dëgjon se është paraqitur ndonjë sëmundje e re, ai atëherë fillon edhe fizikisht t’i ndjenë ato simptome.

Lajmi i mirë në këtë drejtim është se nëse botën e shikon me syza ngjyrë rozë (pozitivisht), me siguri do të ndjehet më i lumtur për shkak të nivelit më të lartë të serotoninës në gjak (hormonit të gëzimit). Çdo mendim konstruktiv apo mendim rreth të ardhmes së ndritshme, mund ta përmirësoj drejtpërdrejt gjendjen tuaj fizike përnjëherë.

  • Ju e shikoni  atë rreth së cilës mendoni më së tepërmi

Rreth gjithçkasë që mendoni, ajo bëhet përvoja juaj bazike. Për shembull, nëse blini një automjet, filloni të vëreni më tepër automjete të markës së njëjtë në qytet. Kjo ndodh për shkak se pas blerjes së automjetit, më shpesh mendoni rreth automjetit se sa që keni bërë më herët.

Me rëndësi të dihet kjo sepse aty qëndron dalja nga një situatë e mundshme stresuese përmes riprogramimit të mendimeve tuaja. Në anën tjetër, nëse mundoheni ta analizoni situatën politike e cila emitohet në mënyra të ndryshme nga kanale të ndryshme mediatike, ju do t’i besoni vetëm mediave që e përkrahin qëndrimin tuaj.

Ka edhe diçka. A e keni vërejtur se njerëzit relativisht grupohen sipas asaj që u intereson? Njerëzit pozitiv shoqërohen me njerëz pozitiv, hipohindrët me hipohondër, etj. Kjo nuk është rastësi. Nëse dëshironi ta ndryshoni jetën tuaj, filloni me ndryshimin e modeleve të mendimit.

  • Truri pjesën më të madhe të kohës funksionon automatikisht

Truri i njeriut mesatar për çdo ditë krijon rreth 60 mijë mendime. Mirëpo, mbi 40 mijë mendime janë ato që edhe dje silleshin në kokën tuaj. Ky është shkaku se shumë shpejtë mund të rrëshqitni në vorbullën e perceptimeve negative të jetës. Dhe ky është shkaku pse duhet ndryshuar situatën  e zakonshme në të panjohur që ta “pastrojmë” trurin.

Mendimet negative vetvetiu krijojnë stres dhe ankth, edhe nëse në realitet nuk ka asnjë arsye për të. Dhe ashtu e shkatërrojnë imunitetin, i cili detyrohet të reagojë.

Stërvitni trurin tuaj. Shtyjeni më shpesh të regjistroj mendime pozitive. Sa më shumë që të përpiqeni, aq më shpejt dhe më lehtë do të keni sukses. Stërvitni jetën me vetëdije – domethënë, përpiquni të merrni nën kontroll të gjitha proceset e pavetëdijshme. Qëllimi përfundimtar i praktikës është ta arrini këtë, në mënyrë që shumica e mendimeve tuaja që shfaqen “si parazgjedhje” të jenë mendime pozitive.

  • Nganjëherë ‘fikni’ vetveten, kjo është me rëndësi thelbësore!

Ndodh që të zhyteni në mijëra mendime negative të cilat kanë ngecur në kokën tuaj me ditë të tëra. Prandaj, duhet ‘ta fikim’ veten, kështu do t’i japim pushim sistemit imunizues, dhe do ta bëjmë më të lumtur dhe më të shëndoshë.

Një mënyrë e tillë e pushimit të trurit mund të bëhet përmes meditimit. Ajo mundëson që vetëdija jonë të transformohet në një instrument të mirëfilltë dhe efikas. Gjithashtu mund të shërbejë: skijimi, zhytja, shëtitja në natyrë… të përqendroheni në gjëra emocionuese, kështu do ta bëjmë “pastrimin” e trurit.

  • Ju mund fizikisht ta ndryshoni trurin

Kur përqendroheni në ndonjë aktivitet fizik, truri juaj në atë çast aktivisht  krijon lidhje të reja nervore. Këtë proces biologët e quajnë ‘neuroplasticitet’.

Ja për çfarë bëhet fjalë. Nëse mendoni se nuk jeni të gjendje ta zvogëloni peshën trupore, me kalimin e kohës ky mendim zmadhohet. Mirëpo, nëse në nënvetëdije e ndryshoni këtë mendim me: “Unë jam në gjendje të mirë fizike”, atëherë truri juaj  çdo herë do të formojë lidhje të reja nervore. Do të filloni të vëreni mundësi të reja që do t’ua mundësojnë ta ndryshoni nënvetëdijen në një realitet të ri.

Keni mundësi ta nënshtroni vetëdijen tuaj. Keni mundësi të fitoni gjithçka dëshironi. Kryesorja është që të besoni në të, sepse çdo aktivitet fizik fillon me mendime që paraqiten në trurin tuaj.

Burimi: aum.news
Përshtati: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]