Histori e dobishme, skifteri

Lexo gjithashtu:

Sahihu i Buhariut konsiderohet libri më i saktë pas Kur’anit famëlartë

*Nga Prof. Dr. Ahmed Omer Hashim Të gjithë dijetarët musliman janë të një mendimi...

Bamirësia e mbështjellë me bujari dhe dashuri, e jo me përbuzje dhe nënçmim

Shejh Ali el-Tantavi, me një rasti kishte treguar: "Natën e kaluar e pashë vajzën time...

Bintu Shati: Supremacia e Kur’anit

Stili i shprehjes kuranore nuk e lë askënd indiferent, dhe sa më thellë që të hyhet në sekretet...

“Dëshiro për të tjerët, atë që dëshiron për veten tënde, do të jesh musliman”

Kjo është një formulë e thjeshtë dhe praktike dhe peshojë e Islamit tonë. Nëse dëshironi të keni...

Jeta nganjëherë nga detyron të lëvizim para. Koha nuk rrinë dhe nuk mund ta kthejmë pas. Nganjëherë është e nevojshme dikush të na shtyjë nga prapa që të vërejmë sa fluturues të mirë jemi.

Një mbret mori dy skifter si dhuratë. Ai menjëherë ia besoi ato për stërvitje njohësit të mirë të shpendëve. Pas disa muajsh, mësuesi i thotë mbretit se një nga skifterët është i stërvitur në mënyrë të shkëlqyeshme.

“Po tjetri?” , pyeti mbreti.

“Më vjen keq, madhështia juaj, skifteri tjetër po sillet çuditërisht. Ai mund të vuajë nga ndonjë sëmundje e rrallë, askush nuk mund ta detyrojë të lëvizë nga pema në të cilën u vendos ditën e parë. Një shërbëtor duhet për çdo ditë të ngjitet lartë që ti dërgojë ushqim.”

Mbreti i thirri veterinerë, mjekë dhe specialistë të ndryshëm, por askush nuk mund ta detyrojë skifterin të fluturojë. Madje në oborr i solli këshilltarët dhe gjeneralët më të urtë, asnjëri nuk e lëvizi skifterin nga vendi.

Mbreti nga dritarja e vërente se skifteri ditë e natë qëndron pa lëvizur në degë. Një ditë prej ditëve lëshoi një shpallje në të cilën kërkonte ndihmën për zgjidhjen e problemit.

Agimin e ardhshëm e hapi dritaren dhe çuditërisht e vëren skifterin të fluturojë.

“Ma sillni njeriun i cili e bëri këtë!”, urdhëroi mbreti.

Ia sollën në fshatarë të varfër.

“Ty e detyrove skifterin të fluturojë? Si ia arrite kësaj? Mos je magjistar?”, e pyeti mbreti.

I riu paksa i turpëruar por i gëzuar i sqaroi: “Nuk ishte gjithaq rëndë, Madhështi. E preva degën në të cilën rinte dhe atëherë skifteri filloi të fluturoi.”

Nëse në jetë nuk kemi guxim të shprehemi, dikush do të na ndihmojë. Madje edhe nëse ka nevojë të na presin degën për këtë. Në rast se kjo është zgjidhja e duhur, duhet ta bëjmë pa ngurrim. Kur të fluturojmë, do ta harrojmë hezitimin i cili na mbante lidhur për degën.  

“Guximi është fuqia e largimit nga e njohura.” – Mary Bryant

Burimi: dharma-spirit.blogspot.com
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Përse Kurani mbaron me suret El-Felek dhe En-Nas?

Njëri nga frytet e shoqërimit të shpeshtë me Kuranin është edhe kapja e detajeve dhe bukurive të...

Ndoshta nuk do ta besoni, por

Nuk e di sa mund të më besoni, por nuk dua që të qëndrojë e fshehtë, prandaj vendosa ta ndaj me ju...

Nuk kam nevojë të jem gjykatës i njerëzve që e mbajnë amanetin

Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit (r.a.), gjyqësori iu besua Omerit (r.a.). Pas një viti që mori përsipër këtë funksion përgjegjës,...

Kujdesi për jetimët (bonjakët)

Falënderimi është për Allahun e Plotfuqishëm, Zotin e të gjitha botëve. Salavati dhe selami qoftë për pejgamberin Muhamed (a.s.), për familjen e tij të...

Po çka do t’i them unë Allahut në Ditën e Gjykimit?

Raportohet se Abdullah ibn Omeri kishte hasur një shërbëtor (rob), i cili i ruante delet e zotërisë së tij. Ai deshi ta...

Dy djelmosha vijnë dhe ankohen tek Hz Omeri r.a.

Raportohet se dy të rinj e sollën një njeri para halifit Omer (r.a.), kështu që Omeri i pyeti: ‘Pse e sollët këtu?’

Ua rekomandojmë

- Advertisement -