Jeumul-ashura: Ditë e agjërimit dhe duasë

Lexo gjithashtu:

Namazi dhe çlirimi nga ngarkesat e jetës

Hfz. Mehas Alija “Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz, kjo është diçka e madhe përveçse...

Agjëro, sepse ndoshta për shkak të agjërimit tënd, Allahu t’i hap edhe dyert tjera të ibadetit

Njeriu nuk falet, dhe ti nëse i thua mos agjëro, sepse agjërimi pa namaz nuk do të pranohet,...

Kërkimi i natës së Kadrit…

Kërkimi i natës së Kadrit:pse nuk është mirë të bëhet ibadet vetm në natën e 27...

Turqi: Prezantohet vetura e parë elektrike turke, e drejtuar nga kryetari Erdogan

Kryetari i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan drejton makinën e parë elektrike turke të prezantuar sot...

“Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!…” [SURJA ET-TEUBE, 36]

Muaji i parë i kalendarit hixhri është muaji Muharrem, muaji i cili ofron mundësi të shumta për besimtarët që të fisnikërohen, ta ngrenë besimin dhe moralin personal në derexhe (shkallë) më të larta dhe me këtë ta meritojnë mëshirën dhe faljen e Allahut të Madhëruar. Allahu e bëni këtë muaj jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të zgjedhur, ndërsa i shumëfishoi shpërblimet për ata që e kalojnë agjërueshëm. Në hadithet e të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem qëndron: “Agjërim më i mirë, pas agjërimit të muajit të Ramazanit, është agjërimi në muajin që e emërtoni Muharrem, ndërsa namaz më i mirë pas namazit farz, është namazi i natës.”

Dita e dhjetë të këtij muaji është shumë e lavdëruar, ajo quhet Jeumul-ashura, dhe na kujton suksesin, ndihmën dhe furnizimin e Allahut. Të flasësh për ditën e Ashures do të thotë të flasësh për një ditë të veçantë tek Allahu i Madhërishëm, i Cili, nga mëshira dhe dashuria e Tij e pakufishme për besimtarët, veçoi disa ditë të veçanta, në të cilat Ai është më afër robërve të Tij. Muhammedi salAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kushdo që e furnizon familjen e tij në ditën e Ashures, Allahu do ta furnizojë gjatë gjithë vitit”.

Agjërimi në ditën e ashures

Transmetohet nga Ibën Abbasi: “I Dërguari i Allahut e agjëronte ditët e ashures dhe i porosiste edhe të tjerët të agjërojnë.” Kur e pyetën për ditën e ashures, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, tha: “I fshinë mëkatet e vitit të kaluar.”

Urtësia e agjërimit në ditën e ashures është se atë ditë Allahu i Lartësuar e shpëtoi Musain alejhis-selam dhe popullin e tij nga padrejtësia e Faraonit. Muhammedi salAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ky agjërim tregon se feja e të Dërguarve të Allahut është një, dhe se Islami është bekim për mbarë gjininë njerëzore.” Për t’u dalluar nga hebrenjtë, sunnet është ta agjëroni ditën e nëntë apo ditën e njëmbëdhjetë të muajit të Muharremit përveç ditës së Ashures.

Për vlerën dhe rëndësinë e ditës së ashures dëshmojnë fjalët e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem: “Ekzistojnë pesë kohë kur Allahu nuk e refuzon duanë e besimtarëve, në mes tyre është edhe nata e jeumu-ashures.”

Le të mos e humbasim mundësinë për t’i pastruar shpirtrat tanë, që me agjërim ta meritojnë faljen dhe dashurinë e Tij, për t’iu afruar Allahut dhe për t’i treguar bindje Atij.

Bekimet e Tij qofshin mbi Muhamedin – krijesën e tij më të mirë, Ademin, Nuhun, Ibrahimin, Musain, isaun, dhe të gjithë Pejgamberët e Tij.

Autore: Rabija Arifović
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Duaja pas namazit dhe fërkimi i fytyrës pas lutjes

(...) Sikur që përmendëm më lartë, është e preferueshme (mustehab) që pas dhikrit të bëhet edhe duaja e namazit.

Cilat vlera i tradhëtoi teroristi i Vjenës

Shkruan: Prof. Dr. Fikret Karçiç Më 2 nëntor, rreth orës 8 pasdite, një sulmues i armatosur rëndë hapi...

Medresistja Erjonë Bresa fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”

Erjonë Bresa, nxënëse e klasës 11/6 e medresesë Alauddin, Paralelja e ndarë fizike në Prizren, është fituese e garës ndërkombëtare të matematikës...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -