Kuriozitete lidhur me Kur’anin

Lexo gjithashtu:

Reagimet ndaj vendimit saudit për Haxhin

Hidhërimi mbretëroi midis miliona muslimanëve pasi Arabia Saudite mori vendimin për të zvogëluar numrin e pelegrinëve në...

Islamicity Index: Zelanda e Re vendi më islamik, BeH e pesta nga të gjitha vendet muslimane

Në një studim të publikuar në vitin 2019, është konstatuar se vendi ‘më islamik’ në botë është Zelanda e...

Këshilltari për media i Yusuf Islam pranon islamin në Xhaminë e Kembrixhit

Pedro Carvalho, një nga këshilltarët për media të artistit me famë borëtore Yusuf Islam, pranoi Islamin duke...

Nëse dëshironi ta ndaloni krizën në shoqëri, lidhni “gomarët” tuaj

Dje lexova një përrallë qesharake por mësimdhënëse. Gjegjësisht, në përrallë përmendet se gomari ishte lidhur...

Kaptina më e gjatë në Kur’an është el-Bekare, që ka 286 ajete.

Kaptina më të shkurta janë: El-‘Asr, El-Keuther dhe En-Nasr, që kanë nga tre ajete. Kaptina Keuther ka vetëm 37 harfe.

Ajeti më i gjatë në Kur’an është ajeti borxhit që gjendet në kaptinën el-Bekare, përbëhet nga 31 fraza.

Ajeti më i shkurtër është Ha Mim (kaptina Fussilet, 1) që përbëhet nga dy shkronja të ngjitura. Ajete më të shkurta janë edhe: ‘Mud’hametan’ (kaptina Er-Rahman, 55) dhe ‘thumme nadhara’ (el Muddathir, 21)

Shpallja më e gjatë përnjëherë e shpallur është kaptina el-Nahl (ekzistojnë edhe mendime të tjera rreth kësaj çështje). Shpallja më e shkurtër një pjesë e ajetit 94 të kaptinës En-Nisa.

Ajeti i shtatë i kaptinës El-Kasas përmban dy urdhra, dy ndalesa dhe dy lajme përgëzuese.

Dy ajete kur’anore, ajeti 154 i kaptinës Alu Imran dhe ajeti 29 i kaptinës El-Fet’h i përmbajnë të gjithë 28 harfet e alfabetit arab.

Emri “Allah” në Kur’an përmendet 2698 herë, ndërsa në 27 kaptina nuk përmendet asnjëjerë, këto janë kaptinat sipas radhitjes ku nuk përmendet:  54, 55, 56, 68, 75, 77, 83, 86, 89, 90, 92, 93, 94, 97, 99, 100, 102, 103, 104, 105, 106, 107, 108, 109, 111, 113, 114.

Në kaptinën el-Muxhadele, emri “Allah” përmendet në çdo ajet.

Fjala “Ahiret” dhe “Dynja” në Kur’an përmenden 115 herë, vdekja dhe jeta përmenden 145 herë, imani (besimi) dhe kufri (mosbesimi) përmenden 25 herë.

Fjala “shehr” (muaj) përmendet 12 herë, fjala “jeum (ditë) përmendet 365 herë, që përputhet me numrin kalendarik të muajve dhe ditëve brenda vitit.

Allahu i Madhëruar vetëm një herë u drejtohet jobesimtarëve me fjalët: “O ju, që nuk keni besuar!…” [Tahrim, 7]

Fahrudin Vojić
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Dashuria e Pejgamberit s.a.v.s për njerëzimin

“Nuk jam dërguar të mallkoj, por jam dërguar si mëshirë për të gjitha botët.” Kurani...

Përse e ngremë zërin kur zemërohemi?

Profesori vërejti se një grup studentësh bërtisnin ndaj njëri tjetrit gjatë një debati mes tyre. U afrua dhe i pyeti: "Përse njerëzit ngrenë zërin...

Lexoni se çka i ka shkruar Allahut Merjemja e vogël!

(Mundohuni të mos qani në dëshirën e kësaj vajze) U zgjova herët, si zakonisht… edhe pse sot e kam ditë...

Ai ishte i Derguari i Zotit

Alija Izetbegovic Si sot, para më shumë se 14 shekujsh ka lindur Profeti i Islamit, Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s.Jemi...

Brishtësia intelektuale midis lirisë së mendimit dhe mënyrës së të shprehurit

Nehat Ismaili Liria e të menduarit dhe shprehurit është vlerë e padiskutueshme që shenjtërohet nga të gjithë por në disa momente keqinterpretohet...

Pse lindja e Muhammedit a.s. është festë e madhe?

Sejjid Muhammed el-Malikij Është e vërtetë se në Islam i kemi vetëm dy festa, Fitër Bajramin...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -