Martesa me dy e më shumë gra në shtetet ku ndalohet poligamia

1975

Pyetje:

Më intereson se a ka mundësi  që sipas sheriatit të martohesh me më shumë se një grua sepse sipas ligjit tek ne nuk pranohen martesat poligamike 

Përgjigjja:

Nëse diçka sipas ligjit tek ne është e ndaluar nuk do t’ua kisha preferuar ta shkelni këtë ndalesë. Për shkak të mbrojtjes së të drejtave të grave është e patjetërsueshme që kurorëzimi të bëhet në komunë. Një praktikë e tillë egziston gati se në shumicën e vendeve muslimane. Qëllimi i kësaj është juridik, respektivisht mbrojtja ligjore e të drejtave të grave. Kjo del në pah në rast të shkurorëzimit dhe statusit të fëmijëve. Gruaja në një kurorëzim poligamik (martesë me më shumë se një grua)  tek ne nuk do të ishte e barabartë në të drejtat e saja sidomos në ato që garantohen me ligj (Gjykata njeh të drejtat e gruas që është e kurorëzuar sipas ligjit, dmth. Nuk njeh martesën e dytë)  dhe kështu nuk do të plotësohej kushti i vendosur në Kuran në lidhje me poligaminë e që është drejtësia. Në kushtet tona martesa me më shumë gra,  përveç se nuk lejohet  sipas ligjeve të vendit, nuk do të funksiononte edhe në praktikë. Prindërit nuk lejojnë që vajzat e tyre të hyjnë në martesa poligamike, ndërsa mendimi i tyre edhe në sheriat është shumë  i rëndësishëm.

Muftiu i Sarajevës, Dr. Enes Ljevakoviç

Fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës

Përktheu: A. D. Islampress