Pasi nuk u pajtuan se kush do të prijë në namaz të xhumasë, imamët mbajtën dy hutbe

992

Një video incizim interesant nga Libani, më saktë nga kampi palestinez i refugjatëve Rashidieh, është publikuar në rrjetet sociale. Përkatësisht, videoja tregon se dy imamë po mbajnë një hutbe para muslimanëve të hutuar në të njëjtën kohë. Në përshkrimin e kësaj ngjarjeje skandaloze thuhet se imamët nuk mund të pajtoheshin se kush do të drejtonte namazin e xhumasë, kështu që ata të dy mbajtën hutbenë në të njëjtën kohë. Fatkeqësisht, kjo pamje është një përshkrim i besueshëm i gjendjes aktuale të muslimanëve në Lindjen e Mesme.

Islampress.ch