Pikëpamja islame për botën

Lexo gjithashtu:

Gjuha si dhuratë hyjnore

Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, pa shembull të mëparshëm dhe, kur vendos për diçka,...

Tërmeti në Shqipëri, vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, 23 të vdekur

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti i sotëm në Shqipëri vazhdojnë edhe...

Shpenzoni për prindërit tuaj, dhe furnizimet do tu vijnë prej nga nuk i keni pritur

Një ligjërues (musliman) transmeton: Në vitin 1425 hixhrij, isha në haxh dhe mbajta një ligjëratë në temën “Jeta më...

Begatia dhe bereqeti i Bismilahit

Shejh Esh-Sha'ravi ka thënë: "Nëse, me rastin e secilës vepër që ke bërë, ke shqiptuar: ‘Bismil-lahi Rrahmani Rrahim’...

“Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit!”

Këtë hadith e transmetojnë dy imamët kryesor të hadithit që janë të njohur si “shejhan”, Buhariu dhe Muslimi nga Enes Ibën Maliku.

Gjatë një rasti i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem shkoi ta vizitoi një as’hab i cili ishte në shtratin e sëmundjes dhe e pyeti për gjendjen, duke iu drejtua me këto fjalë: “A e ke lutur Allahun për diçka?” Ai ia ktheu: “Zoti im! Nëse do të më ndëshkosh në Ahiret, atëherë më mirë bëje në këtë botë!”, ndërsa i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem e porosit: “Nuk duhet të themi ashtu, më mirë thuaj: “Zoti im! Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit. “

Komenti

„Mos shkoni në skajshmëri”, sipas fjalëve të të Dërguarit konstatohet, ndërsa edhe Begavi e thekson që skajshmëritë shpijnë në çmenduri. Rruga e Islamit është mesi i artë, nuk duhet tepruar në asgjë, nuk është vlera në veprat të cila zgjasin shkurt, por tek ajo që është e vazhdueshme. Mu për këtë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem thoshte që Allahu i do veprat që kryhen në mënyrë të vazhdueshme, madje edhe sikur të jenë të vogla. (Tirmidhiu)

Siç e shohim nga hadithi i sipërshënuar, i Dërguari i Allahut nuk e lejon fanatizmin, ai nuk e pranon duanë që njeriu e lut Allahun ta ndëshkojë në këtë botë. Lutja e tij është e pabazë, sepse as mëkatari më i  madh nuk duhet ta humb shpresën në mëshirën e Allahut.

Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! [EZ-ZUMER, 53]

Sipas kësaj dhe shumë ajeteve dhe haditheve të tjera me të drejtë konstatojmë se pikëpamja islame është universale dhe e pranueshme për çdokënd që mendon në mënyrë të urtë.

T’i dëgjojmë edhe këto fjalë të Allahut:

“…Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta, s’ka asnjë të mirë në botën tjetër. Por ka dhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit të Xhehenemit” [EL-BEKARE, 200, 201]

Autor: Mirsad Mahmutović
Përshati: Lutfi Muaremi (shkëputje nga libri: ‘Povodi nastanka nekih hadisa’)

[Isl@mpress.ch]

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Ato na zbulojnë esencën njerëzore, dobësinë dhe brishtësinë, dobësinë dhe ndjeshmërinë, prirjen drejt pashpresës dhe dëshpërimit. I...

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Bamirësia ndaj prindërve është një prej shkaqeve më të mëdhenj të arritjes së mëshirës së Allahut. Të gjithë e...

Islami përballë terrorizmit

Hoxhë Nehat Ismaili Kujt i shërben terrorizmi? Kush dëshiron që problemet e Lindjes së Mesme t’i transferoj në botën...

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -